• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i Ali Ahmetit me ambasasorin bullgar Zheljazko Radukov

Takim i Ali Ahmetit me ambasasorin bullgar Zheljazko Radukov

Shkup, 12 tetor 2024 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti Ambasadorin e ri të Bulgarisë në Shkup, z. Zheljazko Radukov. 

Kryetari Ahmeti uroi Ambasadorin Radukov për rikthimin e tij në Maqedoninë e veriut dhe e siguroi që bashkëpunimi i ngushtë në funksion të së ardhmës europiane dhe fqinjësisë së mirë do të vijojë edhe më tej. 

Ahmeti dhe Radukov bashkëbiseduan për kornizën negociuese të Bashkimit Europian dhe integrimin e vendit në BE si dhe situatën aktuale politike në vend e rajon. 

Korniza negociuese e miratuar nga Bashkimi Europian është e qartë dhe duhet të zbatohet për ta vijuar rrugëtimin tonë drejt Brukselit. 

Komuniteti bulgar në Maqedoninë e veriut është realitet dhe duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa nga kjo nuk humbet asgjë askush, përkundrazi, fitojnë të gjithë. 

Prioritet i BDIsë është pikërisht vazhdimi i rrugëtimit europian, prandaj dhe ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin menjëherë sepse qytetarët presin të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. 

Ahmeti përsëriti që Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe e fqinjësisë së mirë janë përcaktime të BDIsë dhe do të angazhohet në mbështetje dhe zbatim të tyre. 

Ahmeti dhe Rudakov diskutuan edhe për situatën politike në vend, me ç’rast Ahmeti foli për tendencën e qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe Gjykatës mbivotuese Kushtetuese për ta cënuar në tërësi Marrëveshjen e Ohrit, frymën e saj dhe kohezionin shoqëror në vendin tonë duke imponuar supremaci etnike. 

Kjo është e papranueshme. Shqiptarët “e ndershëm” dhe preferencial të zgjedhur nga VMRO DPMNE, ngrenë dorë nga Europa, por edhe nga barazia, duke i nënçmuar dhe poshtërsuar shqiptarët për kolltuqet dhe motivet e tyre korruptuese. 

 BDI

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR