• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim Gir-Antonovski kushtuar mundësive për vendosjen e bazës për qëndrueshmëri më të madhe dhe stabilitetit financiar të MIA-s

Takim Gir-Antonovski kushtuar mundësive për vendosjen e bazës për qëndrueshmëri më të madhe dhe stabilitetit financiar të MIA-s

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir sot në hapësirat e BE-së në Shkup e priti drejtorin e Agjencisë shtetërore MIA, Dragan Antonovski.

Gir dhe Antonovski biseduan për bashkëpunimin mes BE delegacionit dhe MIA-s dhe mundësitë për thellimin e tij.

Në takimin u potencua se delegacioni i BE-së lartë e vlerëson punën e MIA-s, si burim relevant të lajmeve të shpejta dhe të sakta dhe ofron përkrahje të plotë në funksionimin e lirë të mediumeve dhe avancimin e lirisë së fjalës në vend. 

Në takimin, bashkëbiseduesit biseduan për punën e MIA-s, për reformat e zbatuara viteve të kaluara, si dhe për rekomandimet deri te Qeveria, të cilat kanë dalë nga tryeza e rrumbullakët, e përkrahur nga OSBE-ja për rregullimin ligjor të punës së MIA-s.

Gir dhe Antonovski u përqëndruan edhe në mundësitë për vendosjen e bazave për qëndrueshmëri më të madhe dhe stabilitet financiar në punën e MIA-s. bsh/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR