• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Gashi - Larshe: Thirrje për angazhim më të fuqishëm francez, me qëllim të hapjes sa më të shpejtë të grupit të parë të negociatave me BE-në

Takim Gashi - Larshe: Thirrje për angazhim më të fuqishëm francez, me qëllim të hapjes sa më të shpejtë të grupit të parë të negociatave me BE-në

Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Delegacioni i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së punës në Paris, sot realizoi takim me kryetarin e Senatit të Republikës së Francës, Zherar Larshe.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në takim morën pjesë edhe Sedrik Peren, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura, Zhan Fransoa Rapen, kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, Marta de Sidrak, kryetari i Grupit të Miqësisë Francë-Ballkani Perëndimor dhe  Arno Bazen, zëvendëskryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Ballkani Perëndimor.

"Kryetari Larshe, duke i uruar mirëseardhjen e ngrohtë bashkëbiseduesit, theksoi momentin historik, sepse është hera e parë, që nga pavarësia, që Senati pret Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se mbajtja e tij është mesazh i qartë për interesin tonë për të filluar bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në temat me interes të përbashkët. Ai theksoi qartë se Senati mbështet anëtarësimin e vendit në BE, si dhe mjetet nga fondet evropiane për avancimin e këtij procesi. Kompromiset komplekse dhe hapat e reformës nga ana jonë u përshëndetën, si dhe harmonizimi ynë me kërkesat e BE-së dhe qëndrimet e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë", bëhet e ditur në kumtesë.

Kryetari Gashi, theksohet, shprehu falënderim të veçantë për realizimin e vizitës dhe për kontributin e burrështetasve francezë në ndërtimin e vendit tonë.

"Themelet mbi të cilat mbështetet shteti francez, “liria, barazia dhe vëllazëria” si vlera civilizuese themelore, duhet të respektohen njëlloj nga të gjithë dhe mohimi i tyre nuk duhet lejuar në nivel botëror, por edhe në kuadrin europian. Për sa i përket integrimit evropian, u theksua se zvarritja e procesit për vendin që nënshkroi i pari Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit nga të gjitha vendet e rajonit, duke e komplikuar anëtarësimin me çështjet dypalëshe vë në pikëpyetje ndjeshëm besueshmërinë e BE-së, forcon ndikimin e palëve të treta dhe zvogëlon mbështetjen e qytetarëve për anëtarësim në BE", theksoi Gashi.

Ai njëherësh, shtohet, bëri thirrje për angazhim më të fortë francez, me qëllim të hapjes sa më shpejt të grupit të parë negociues.

"Bashkëbiseduesit ranë dakord se ka mungesë të theksuar të bashkëpunimit ekonomik dhe nivelit të investimeve franceze në vend, me angazhime për rritjen e tyre në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, në nivel parlamentar ekzistonte qëndrimi i përbashkët se bashkëpunimi duhet të thellohet në fushën e çështjeve evropiane, për të cilat Senati i Republikës së Francës është plotësisht në dispozicionin tuaj", qëndron në kumtesë. fc/

Fotografia: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR