• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Fetai - Manja: Të përkushtuar ndaj sundimit të ligjit

Takim Fetai - Manja: Të përkushtuar ndaj sundimit të ligjit

Tiranë, 15 nëntor (MIA) - Reformat në jurisprudencë dhe përkushtimi për punën e përbashkët drejt integrimit evropian të dy vendeve, kanë qenë temat në fokusin e takimi të sotëm të zëvendëskryeministrit Arben Fetai dhe ministrit shqiptar të Drejësisë, Ulsi Manja në Tiranë.

"Diskutim miqësor dhe zyrtar mbi sfidat e integrimit në BE, reformat në drejtësi dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e administratës publike. E theksuam përkushtimin tonë të përbashkët për sundimin e ligjit dhe transparencën si çelës për përparimin e të dy vendeve drejt integrimit në BE dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon", shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

Dy bashkëbiseduesit theksuan forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, ministrive dhe agjencive ligjzbatuese. mb/

Foto: Fejsbuku i ministrit Manja

 

QËNDRONI TË LIDHUR