• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim Dimitrieska Koçoska - Angellovska Bezhoska: Qasja e koordinuar në zhvillimin e politikës monetare dhe fiskale, faktor për stabilitet makroekonomik dhe rritje ekonomike

Takim Dimitrieska Koçoska - Angellovska Bezhoska: Qasja e koordinuar në zhvillimin e politikës monetare dhe fiskale, faktor për stabilitet makroekonomik dhe rritje ekonomike

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe qasja e koordinuar në zbatimin e politikës fiskale dhe monetare është çelës për sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar, konstatuan në takimin e sotëm ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska.

Në këtë takim, ministrja Dimitrieska - Koçoska potencoi faktin se Ministria e Financave do ta zhvillojë politikën fiskale të orientuar në  kthimin e stabilitetit makroekonomik dhe përkrahjen e aktivitetit ekonomik përmes konsolidimit gradual fiskal, përmirësimin e menaxhimit të financave publike, si dhe ruajtjen e nivelit të lartë të shpenzimeve kapitale. Ajo shtoi se “Politika fiskale do të jetë në funksion të rritjes ekonomike, në rrethana të nivelit të moderuar dhe të qëndrueshëm të deficitit dhe borxhit publik”.

Në këtë drejtim pritet që koordinimi i mirë i politikës fiskale dhe monetare së bashku me ruajtjen e moderuar të deficitit buxhetor dhe stabilitetit të kursit devizor do të sjellë uljen e inflacionit, i cili pritet që në periudhën 2025-2028 të jetë mes 2% dhe 2.5% në nivel vjetor.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska e uroi ministren Dimitrieska-Koçoska për postin dhe theksoi përkushtimin në drejtim të koordinimit të politikës monetare dhe fiskale për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.

“Bashkëpunimi efikas ndërmjet politikës monetare dhe fiskale ka rëndësi jetike për tejkalimin e sfidave të sotme ekonomike dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme.” Në kushtet e pasigurisë globale, harmonizimi i këtyre politikave është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stabilizimin e përhershëm të inflacionit, për përkrahjen e investimeve dhe punësimit. Me këtë qasje të koordinuar përforcohet qëndrueshmëria ekonomike dhe vihet në plan të parë stabiliteti i mjedisit që ndryshon vazhdimisht”, theksoi  guvernatorja Angellovska-Bezhoska. ls/

Foto: Ministria e Financave

QËNDRONI TË LIDHUR