• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim Bozhinovska - Lorkovski në Baku: Përshtatja e politikave kombëtare të energjetikës drejt standardeve evropiane

Takim Bozhinovska - Lorkovski në Baku: Përshtatja e politikave kombëtare të energjetikës drejt standardeve evropiane

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Vendi ynë mbetet fuqishimisht i përkushtuar në përshtatjen e politikave kombëtare të energjetikës drejt standardeve evropiane, me qëllim nxitja e rritjes ekonomike dhe ruajtja e mjedisit natyror për gjeneratat e ardhshme. Këtë e theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në takimin e sotëm me përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjietikës, si dhe në takimin bilateral me drejtorin e Sekretariatit evropian për Energjetikë, Artur Lorkovski, në kuadër të Samitit klimatik në Baku, Azerbajxhan.

"Ne mbetemi partner aktiv të Komunitetit të Energjetikës dhe jemi të përkushtuar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta në tranzicionin energjetik", theksoi Bozhinovska, duke nënvizuar se vendi ynë bën të gjitha përpjekjet që ndryshimet të bëhen me kohë dhe efektive.

Takimi u përqëndrua në tema me rëndësi strategjike për rajonin, mes të cilëve progresi i vendeve në fushën e energjetikës dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, integrimi i tregjeve të gazit natyror, si dhe mbështetja për tranzicionin e energjetikës së gjelbër.

Lorkovski theksoi përkushtimin e Bashkësisë energjetike për promovimin e bashkëpunimit energjetik dhe përkrahjen e rajonit në zbatimin e politikave për caktimin e çmimit të emetimit të karbonit, që është hap kyç në drejtim të integrimit energjetik me Bashkimin Evropian. Njëkohësisht, kjo inciativë është njëpjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Gjelbër evropiane, e cila po zbatohet për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë afatgjate të energjetikës në rajon.

Ministrja Bozhinovska shprehu mbështetjen e saj për iniciativat e përbashkëta.

Ajo e informoi Lorkovskin se Propozim ligji për energjetikë është vendosur në Regjistrin e vetëm kombëtar të rregulloreve (ENER) dhe të gjithë mund të njihen me përmbajtjen e propozim tekstit. Drejtori Lorkovski ka shprehur kënaqësi dhe paralajmëroi se ai dhe ekipi i tij do ta shqyrtojnë propozim ligjin dhe do të japin propozimet e tyre, e me qëllim që ligji të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

"Përfaqësuesit e dy institucioneve ranë dakord për rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit midis të gjithë aktorëve në rajon për një zbatim sa më të suksesshëm dhe më të shpejtë të reformave kyçe energjetike", kumtuan nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. rq/bsh/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

QËNDRONI TË LIDHUR