• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Ademi - Piç për bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar

Takim Ademi - Piç për bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me përfaqësuesin special të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Piç, i cili po qëndron në vendin tonë me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën "Dialogu Ndërparlamentar për Avancimin e Mëtejshëm të Integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor".

Siç kumtoi Kuvendi i RMV-së, në takim u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në temat me interes të përbashkët.

"Kryetari i Komisionit  Ademi e theksoi rëndësinë që vendi ynë i kushton mbështetjes së deritanishme britanike në shumë fusha dhe forma dhe pret që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai theksoi se edhe pas daljes nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar vazhdon t'i mbështesë përpjekjet për integrimin evropian të vendeve të rajonit, me projekte dhe ndihmë të fuqishme financiare dhe përmes mbështetjes së Procesit të Berlinit", ceket në kumtesë.

Përfaqësuesi special britanik i kryeministrit, Piç, falënderoi për kontributin që Republika e Maqedonisë së Veriut e jep si anëtare e NATO-s, duke theksuar, gjithashtu, se Ballkani Perëndimor ka rol kryesor në aspektin e politikave strategjike të kontinentit dhe në kuadër të BE-së.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe qëndrime për situatat aktuale në rajon dhe më gjerë. ab/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR