Tajlanda arriti marrëveshje me Iranin për kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit
- Tajlanda njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Iranin që do t'u lejojë tankerëve të saj të naftës të kalojnë pa pengesa nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila është nën bllokadë nga Teherani.
- Post By Sara Ademi
- 12:29, 28 mars, 2026
Bangkok, 28 mars 2026 (MIA) - Tajlanda njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Iranin që do t'u lejojë tankerëve të saj të naftës të kalojnë pa pengesa nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila është nën bllokadë nga Teherani.
"Është arritur një marrëveshje që do të lejojë kalimin e sigurt të anijeve cisternë tajlandeze, gjë që do të zvogëlojë shqetësimet në lidhje me furnizimet me karburant", tha kryeministri tajlandez Anutin Çarnvirakul.
Vendet e Azisë Juglindore po vuajnë më shumë nga mungesa e energjensave, dhe në Tajlandë çmimi i naftës është rritur tashmë me 6 baht për litër, duke shkaktuar radhë të gjata në pompat e benzinës.
Bllokada e Teheranit vjen në përgjigje të një fushate njëmujore amerikano-izraelite. Garda Revolucionare e Iranit konfirmoi se Ngushtica ishte e mbyllur për anijet e lidhura me "armikun".
Trafiku përmes këtij kalimi strategjik, i cili normalisht transporton 20% të naftës botërore, është zvogëluar për 95% në mars. Që nga fillimi i muajit, 24 anije tregtare janë sulmuar në rajon. sa/
foto: arkivi