• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tajani: Duhet të parandalohet luftë e re në Lindjen e Afërt

Tajani: Duhet të parandalohet luftë e re në Lindjen e Afërt

Romë, 29 korrik 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani deklaroi se ka biseduar me kolegun izraelit dhe libanez, Izrael Kac dhe Bu Habib, me qëllim që të parandalohet një luftë e re në Lindjen e Afërt.

"Është e mundur të ndërpritet spiralja e dhunës" ka shkruar Tajani në Iks.

Tensionet midis Izraelit dhe lëvizjes proiraniane Hezbollah u përshkallëzuan pas sulmit me raketa në rrafshnaltën e Golanit, të pushtuar nga Izraeli më 27 korrik, me ç'rats u vrarë 12 fëmijë dhe adoleshentë.

Tajani theksoi se sulmi izraelit mund të shmangej nëse Hezbollahu e respektonte rezolutën 1.701 të Këshillit të Sigurimit të KB-së, me të cilën në vitin 2006 është ndëprerë lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut në Libanin jugor. rq/bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR