• e mërkurë, 25 shtator 2024

Tahiri: Shpresojmë se nuk do të ketë sanksione të reja për Kosovën deri në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Tahiri: Shpresojmë se nuk do të ketë sanksione të reja për Kosovën deri në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Prishtinë, 23 shtator 2024 (MIA) - Shefi i grupit parlamentar partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, deklaroi se shpreson të mos shtohen sanksionet e vendosura nga aleatët perëndimor ndaj Kosovës gjatë qeverisjes aktuale, të kryesuar nga Albin Kurti, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në paraqitjen e tij para për mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se uron që sanksionet të mos rriten deri më 9 shkurt, pasi sipas tij, “pas kësaj date në krye të ekzekutivit do të jetë dikush tjetër”. 

Tahiri ka shtuar se Kosova edhe pas një viti që nga sulmi në Banjskë, vazhdon të jetë e izoluar, teksa Serbia nuk ka marrë asnjë ndëshkim lidhur me këtë rast në të cilin ishte vrarë një pjesëtar i policisë së Kosovës.

“Nesër bëhen një vit prej kur ka ndodhur sulmi në Banjskë ku e kemi humbur heroin Afrim Bunjaku. Fatkeqësisht vendi ynë tash e një vit vazhdon të jetë i izoluar, vazhdon të jetë nën sanksione dhe në anën tjetër Serbia nuk e ka marrë as edhe një ndëshkim të vetëm sa i përket këtij sulmi. Fatkeqësisht vazhdojmë t’i kemi masat e njëjta në fuqi. Dëmet për Kosovën vazhdojnë të jenë të mëdha, e Serbia vazhdon të amnistohet. Lutemi që këto sanksione të mos rriten nga aleatët tanë deri më 9 shkurt”, tha Tahiri. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR