Tërmet prej 4,9 ballëve në ishullin grek Kretë
- Tërmet me intensitet prej 4,9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në pjesën jugperëndimore të ishllit grek Kretë, ndërsa nga numri 112 për raste urgjente është dërguar deri te qytetarët mesazh që të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Melahat Baftija
- 13:06, 13 gusht, 2023
Athinë, 13 gusht 2023 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 4,9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në pjesën jugperëndimore të ishllit grek Kretë, ndërsa nga numri 112 për raste urgjente është dërguar deri te qytetarët mesazh që të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Epiqendra e tërmetit që është në jug të qytetit Hania, është ndjerë në më shumë pjesë në rajonin konkret, megjithatë pa shkaktuar probleme.
Nga numri për raste urgjente 112 është dërguar mesazh deri te të gjithë ata që janë në jug të qytetit Hania që të evitojnë rajone të rrezikshme siç janë shkëmbinjtë, kanionet, për shkak të rrëshqitjes së dheut. mb/