• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tërmet në Vranjë, ndjehet edhe në Kumanovë

Tërmet në Vranjë, ndjehet edhe në Kumanovë

Shkup, 13 tetor 2024 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 3,7 ballë sipas Shkallës Rihter në mëngjes është regjistruar në afërsi të kufirit verior të Maqedonisë me Serbinë, 10 kilometra në veri të Vranjës. Tërmeti është ndjerë edhe në Kumanovë.

"Më 13.10.2024 në orën 04:48 sipas kohës lokale, tërmet me fuqi prej 3,7 ballë sipas Shkallës Rihter është regjistruar në rajonin e Vranjës, 10 kilometra në veri. Intensiteti teorik në epiqendër ishte vlerësuar V-VI ballë nga Shkalla e Merkalit", kumtoi Enti Sizmik Republikan i Serbisë.

Tërmetet me intensitet të tillë mund të shkaktojnë dëmtime më të vogla të ndërtesave në zonën e epiqendrës.

Tërmeti i dytë më i vogël prej 2,8 ballë në rajonin e njejtë është regjistruar në orën 08:27 sipas kohës lokale. sa/

Foto: Enti Sizmik Republikan - Serbi 

QËNDRONI TË LIDHUR