Tërmet në rajonin Pianeçko-Maleshevë me intensitet 2,9 ballë sipas Rihterit
- Tërmet me fuqi 2,9 sipas shkallës së Rihterit është ndjerë sonte në rajonin Pianeçko-Maleshevë.
- Post By Besnik Shuki
- 20:26, 16 dhjetor, 2024
Dellçevë, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet 2,9 sipas shkallës së Rihterit është ndjerë sonte në rajonin Pianeçko-Maleshevë.
Siç njofton Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Natyror-matematikor në Shkup, tërmeti është regjistruar sonte në orën 19:45, me epiqendër 112 kilometra në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Dellçevës-Berovës.
Sipas të dhënave të deritanishme, me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në Pehçevë, Berovë dhe rrethinë, me intensitet III ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane. bsh/
Foto: MIA arkiv