Tërmet në Kosovë, është ndjerë edhe në Shkup dhe rrethinë
- Një tërmet është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:48, 17 korrik, 2025
Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) - Një tërmet është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.
Siç kumtuan nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, epiqendra e tërmetit rrjedhë nga territori i Kosovës fqinje, 39 kilometra në verilindje të Shkupit, ndërkaq ishte me fuqi prej 2,6 ballë të Rihterit.
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në mbarë territorin tonë, të mirëmbajtura nga Observatori sizmologjik, e regjistroi tërmetin mbrëmë në orën 22 e 43 minuta. ab/
Fotо: МIА arkivi