• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërmet është ndjerë në Shtip dhe rrethinë

Tërmet është ndjerë në Shtip dhe rrethinë

Shkup, 30 mars 2023 (MIA) - Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, pasdite është regjistruar një tërmet 71 kilometra në lindje të Shkupit i cili e ka origjinën nga zona epicentrale e Shën Nikollës - Shtip.

Sipas të dhënave aktuale që disponon Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, tërmeti ka ndodhur në orën 16:21 me magnitudë lokale ML2.5 dhe me intensitet të shkallës III sipas shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa është ndjerë nga popullata e Shtipit dhe rrethina. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR