• e shtunë, 04 janar 2025

Tërmet është ndjerë në Gostivar dhe Tetovë, epiqendra në Shqipëri

Tërmet është ndjerë në Gostivar dhe Tetovë, epiqendra në Shqipëri

Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar mbrëmë 15 minuta pas mesnate.

Observatori sizmologjik kumtoi se epiqendra e tërmetit ishte në Shqipërinë fqinje, 80 kilometra nga Shkupi, me magnitudë Rihter prej 3,3 gradë.

Tërmeti është ndjerë në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR