• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërhiqet propozimi që Lubomir Joveski të zgjedhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Tërhiqet propozimi që Lubomir Joveski të zgjedhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Propozimi për kandidatin Lubomir Joveski që të zgjedhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është tërhequr, konform asaj është ezauruar rendi i ditës nga seanca e 13-të e Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe debati në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka përfunduar.  

Debati i sotëm ka qenë vazhdimi i 25-të i seancës së 13-të të Komisionit, në të cilin është zhvilluar debati për kandidatin për gjyqtar kushtetues Lubomir Joveski, i cili ndërkohë është pensionuar dhe nuk është më prokuror publik.

Joveski ka qenë një nga kandidatët e propozuar të LSDM-së për punë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese një periudhë të gjatë punon në pëbërje jo të kompletuar, sepse procedura për zgjedhje të anëtarëve të rinj është bllokuar në Kuvend. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR