• e premte, 27 dhjetor 2024

Tërhiqet ambasadori i jashtëzakonshm dhe plotëfuqishëm i Maqedonisë së Veriut në Japoni

Tërhiqet ambasadori i jashtëzakonshm dhe plotëfuqishëm i Maqedonisë së Veriut  në Japoni

Shkup, 29 korrik 2023 (MIA) - Qeveria e pranoi propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme për tërheqjen e ambasadorit të jashtëzakonshm dhe fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Japoni, pas çka, presidenti i shtetit e ka nënshkruar dekretin për revokim, i cili u publikua në Gazetën zyrtare, informuan sot nga MPJ-ja.

"Në pajtim me kompetencat ligjore dhe procedurat interne, Komisioni në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme i rekomandoi ministrit të Punëve të Jashtme, t'i propozojë Qeverisë tërheqjen e ambasadorit të deritanishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Japoni, në bazë të nenit 3 nga Dekreti për konfirmimin e punëve, të cilët konsiderohen si rezultate të pakënaqshme dhe punë me të cilën u shkaktohet dëm interesave të shtetit në punën e ambasadorit ("Gazeta zyrtare e RM nr. 90/09)", sqarojnë nga MPJ.

Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Japoni prej korrikut të vitit 2021 është Goran Cekov. bsh/

Foto: MIA arkiv

Фото: МИА архива

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR