• e mërkurë, 26 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Viktimat e fatkeqësisë në Koçan të moshës prej 16 deri 48 vjet

Viktimat e fatkeqësisë në Koçan të moshës prej 16 deri 48 vjet

Shkup, 20 mars 2025 (MIA) – Në zjarrin në diskotekën në Koçan humbën jetën 59 persona të moshës prej 16 deri 48 vjet. Numri më i madh i të vdekurve janë të moshës 24 dhe 26 vjet. 

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara, gjashtë persona janë të moshës prej 21 vjet, ndërsa të moshës prej 18 dhe 36 vjet kanë vdekur nga katër persona. Në moshën 16-vjeçare të vdekur janë tre, po aq edhe në moshën 17-vjeçare dhe në 25 vjet. Nga dy të vdekur ka në 20, 23, 27, 31, 38 dhe 44 vjet. Nga një të vdekur ka në moshën prej 19, 29, 32,33, 43, 47 dhe 48 vjet. 

Të vdekurit në zjarrin në Koçan sot do të varrosen në varrezat në Koçan, Shtip, Obleshevë dhe Shkup. 

Fatkeqësia tragjike ndodhi të dielën në mëngjes në diskotekën “Puls” ku muzikë bënte grupi “DNK”. Në fatkeqësi jetën e humbën edhe shumë anëtarë të këtij grupi. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR