• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të shtunën u caktua Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët në Shkup

Të shtunën u caktua Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët në Shkup

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Të shtunën në ora 13 në Shkup u caktua Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët. Ftesa deri te anëtarët e Kuvendit është dërguar dhe nënshkruar nga sekretari organizativ i partisë, Isen Shabani, ndërsa në dokumentin për vendimin e konvikimit të mbledhjes dhe për rendin e ditës u nënshkrua kryetari i Kuvendit qendror të partisë, Zijadin Sela.

Siç thuhet në ftesën, pika e parë në rendin e ditës është raporti i kryetarit të partisë rreth ngjarjeve politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ndërsa pika e dytë është shqyrtimi i vendimit të Kryesisë së partisë nga 21 tetori vitin e kaluar rreth paraqitjes së partisë në zgjedhjet parlamentare.

Mbajtja e Kuvendit qendror vjen pasi kryetari i ASH-së, Arben Taravari paralajmëroi se partia në zgjedhjet e ardhshme do t'i bashkangjitet opozitës shqiptare.

"Duke besuar pa dyshim në kolegët e mi, anëtarë partiakë dhe në vizionin tonë të përbahskët, kërkoj besim se Aleanca për Shqiptarët do të hyjë në garë zgjedhore me opozitën shqiptare, e së bashku do ta bëjmë më të mirën për këtë shtet!, ka shkruar të shtunën Taravari në profilin e tij në Fejsbuk. Ai po ashtu kërkoi përkrahje nga Kuvendi qendror për këtë vendim.

Taravari ka marrë përkrahje nga ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ndërsa iu kundërshtuan ish njeriu i parë i partisë, Zijadi Sela, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe nënkryetarja e ASH-së, Ilire Dauti. Ata e akuzuan Taravarin se ai si individ nuk mund të vendos për hapat e partisë, por trupat partiakë.

Pas qëndrimit të parashtruar të Taravarit, Zijadin Sela në konferecë për shtyp në Tetovë publikisht potencoi se është kundër vendimit të ASH-së që t'i bashkangjitet frontit opozitar shqiptar në zgedhjet e ardhshme. Ai konsideron se partia duhet të shkojë në mënyrë të pavarur në zgjedhje, ndërsa vendimin e fundit ta marrin trupat partiakë.

Përkrahje për Taravarin dhanë 19 anëtarë nga përbërja e fundit e Akademisë së Aleancës për Shqiptarët, trup strategjik-këshilldhënës, përgjegjës për ndërtimin e politikave partiake.

"Shprehim besim të plotë dhe pa rezerv për liderin e Aleancës për Shqiptarët, dr. Arben Taravari, në rrugën që e ka projektuar për ndryshime të sigurta në bllokun politik shqiptar", kumtuan nga Akademia.

Mosmarrëveshjet mes anëtarësisë në Aleancën për Shqiptarët këto ditë eskaluan në përplasje fizike dhe kërcënime. Këtë fundjavë fizikisht u sulmua Driton Nebiu, drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar, ndërsa dje para shtëpisë së Taravarit është gjetur një plumb. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR