• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të sëmurët, të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve të parët votojnë në zgjedhjet e dyfishta

Të sëmurët, të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve të parët votojnë në zgjedhjet e dyfishta

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Në prag të zgjedhjeve të dyfishta - raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare (8 maj), sot në vend do të votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale. Votojnë edhe të burgosurit, personat në paraburgim dhe në bashkësi jashtëmartesore, si dhe dy persona të zhvendosur.

Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është rritur numri i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm të cilët sot do të vizitohen nga anëtarët e këshillave zgjedhor për të votuar në kushte shtëpiake.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) për MIA-n dje deklaruan se në zgjedhjet presidenciale do të votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri është më i madh për 102 votues ose do të votojnë 11.225 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Gjithashtu, në 14 vendvotime në institucionet ndëshkuese-korrigjuese për zgjedhjet presidenciale duhet të votojnë 2.147 votues, ndërsa në listën zgjedhore për ato parlamentare janë regjistruar 2140 votues. Sot votojnë edhe 534 votues të përkujdesur në 20 institucione të përkujdesit jashtëfamiljar, ndërsa në Listën zgjedhore janë regjistruar edhe dy persona të zhvendosur brenda vendit.

Votim në diasporë do të ketë vetëm për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në 31 vendvotime, ndërsa në certifikatat e veçanta nga Lista zgjedhore për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore apo zyrat konsullore janë të regjistruar 2.569 votues.

Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk do të realizohet për shkak se nuk është regjistruar numër i mjaftueshëm i qytetarëve tanë.

Më 8 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, përderisa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues. Dallimi në vota është 1.033, në përgjithësi për shkak të qytetarëve që arrijnë moshën madhore. 

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të votohet për Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovskin i mbështetur nga LSDM-ja, ndërsa në zgjedhjet parlamentare për 17 lista të deputetëve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR