• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të punësuarve në kulturë me dhunë u jepen zgjidhje në kundërshtim me marrëveshjen kolektive dhe ne nuk do t'i pranojmë, thotë Atanasovska

Të punësuarve në kulturë me dhunë u jepen zgjidhje në kundërshtim me marrëveshjen kolektive dhe ne nuk do t'i pranojmë, thotë Atanasovska

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Të punësuarve në kulturë me dhunë u jepen akte të përgatitura individuale dhe vendime, me të cilat rregullohet e drejta e rritjes së pagës kundër dëshirës së tyre, sepse janë në kundërshtim me dispozitat e pagave në Marrëveshjen kolektive për Kulturë dhe Marrëveshjen kolektive komunale për Sektorin Publik, deklaroi sot kryetarja e Sindikatës së Kulturës, Vera Atanasovska.

Sipas Atanasovskës, me rritjen e paralajmëruar prej 10 për qind të pagave në sektorin publik, po tentohet që te punëtorët e kulturës kjo rritje të jetë e përkohshme - nga paga e shtatorit deri në pagën e shkurtit, ndërsa nga marsi do të punojnë sipas disa rregullave tjera.

"Në të gjitha takimet e mbajtura në Ministrinë e Kulturës, përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, Toshe Panoski, fillimisht na ofroi rritje prej 10 për qind nga MPK-ja sikur të ishte lëmoshë, me retorikën që nëse nënshkruani një aneks të Marrëveshjes kolektive do ta merrni rritjen, nese jo do të thotë hiqni dore, që në  takimin e dyte të fshehur pas konkluzionit te qeverise e ofroi perseri te njejten gje qe ne fund te vije ne faktin se këtë rritje rroge nuk duhet ta shohin si rritje rroge, por si një të drejtë të njëhershme për një pagë që vlen deri në të drejtën tjetër më të favorshme nga marrëveshja kolektive për kulturën, e cila, nuk është përcaktuar në këtë mënyrë as me Marrëveshjen kolektive për Kulturë ose me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për Sektorin Publik", tha Atanasovska.

Ajo shtoi se punonjësit e kulturës nuk do të pranojnë zgjidhje të tilla të përgatitura dhe pyeti ministren e Kulturës nëse punonjësit do të detyrohen të njëjtat t'i pranojnë me dhunë, duke i shpallur në një tabelë njoftimesh. ls/

Foto/ Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR