• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të punësuarit në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar protestojnë për shkak të mospagesës së pagës

Të punësuarit në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar protestojnë për shkak të mospagesës së pagës

Gostivar, 24 janar 2024 (MIA) - Të punësuarit në ISHP Shtëpia e Shëndetit në Gostivar për pak e ndërprenë punën dhe në protestë shprehën revoltën për mospagesën e pagës për muajin dhjetor. Problemi, siç theksuan është se nuk ka kush t'i nënshkruajë, sepse pritet emërimi i drejtorit të ri. 

"Edhe pse të gjithë kolegët në mbarë republikën i morën pagat, neve për dhjetorin ende nuk na është bërë pagesa. Duhej të bëhej deri më 10 janar, ndërsa me këtë të gjitha afatet janë tejkaluar. Problemi qëndron në atë që nuk është marrë vendim dhe ministri i shëndetësisë nuk ka emëruar drejtor të ri, edhe pse konkursi ka përfunduar. U bëjmë thirrje kompetentëve në ministri të gjejnë mënyrë dhe në afat sa më të shpejtë të mundshëm ta zgjidhin problemin. Në të kundërtën do të ndërmarrim masa më radikale", tha përfaqësuesja e të punësuarve Safije Toçi. 

Një pjesë e të punësuarve në protestë theksuan se për shkak të vonesës së pagesës së pagës së dhjetorit kanë probleme me bankat, sepse kanë marrë kredi dhe tashmë u rrjedhin dënimet për interesin e kredive. 

Në protestë u ankuan se nuk e kanë marrë mbështetjen nga organizata sindikale dhe u është bërë presion që të mos protestojnë. 

Nën ISHP Shtëpia e Shëndetit Gostivar janë shërbimet për ndihmë urgjente, patronazh, stomatologi parandaluese dhe të punësuarit në parkun vozitës me afro 160 të punësuar. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR