• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të punësuarit në Sekretariatin e ASHAM-it kërkojnë nga kryesia t'ua zgjidhë problemin me rrogat e ulëta

Të punësuarit në Sekretariatin e ASHAM-it kërkojnë nga kryesia t'ua zgjidhë problemin me rrogat e ulëta

Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) - Të punësuarit në Sekretariat dhe në njësitë profesionale të ASHAM-it të cilët tashmë dy javë janë në grevë, sot mu para mbajtjes së Asamblesë vjetore të institucionit më të lartë shkencor, dolën para ndërtesës së ASHAM-it për ta treguar pakënaqësinë e vet nga, siç thonë, të ardhurat e ulëta dhe raporti injorant i kryesisë së institucionit për zgjidhje të problemit të tyre.

Kryetari i Organizatës sindikaliste të ASHAM-it, Bllazho Vujoviq deklaroi se deri më tani kanë pasur takime me disa nga akademikët të cilët jnaë pjesë e kryesisë, por jo edhe me kryesinë e ASHAM-it. Edhe pse kanë marrë premtim, se dje dhe pardje do të thirret mbledhje urgjente e kryesisë, trup i cili duhet t'ua zgjidhë problemin, kjo nuk ka ndodhur. Duke pasur parasysh se tashmë një vit e gjysmë presin për takim, nuk presin të vijë deri tek ajo, për shkak se prej sot dalin në grevë para institucionit.

"Problemi me rrogat e ulëta jodinjitoze nuk është e mundur të zgjidhet pa ndryshime në Ligjin për ASHAM-in. Për atë qëllim duhet të reagojnë trupat e sindikatës, por edhe anëtarët e kryesisë. tani për tani nuk ka asgjë" tha Vujoviq dhe paralajmëroi në ditët në vijim konferencë për shtyp në të cilën Organizata sindikaliste e ASHAM-it do t'i ekspozojë të gjitha hollësitë për shkaqet e grevës për çka edhe gojarisht dhe me shkrim janë njoftuar anëtarët e ASHAM-it.

Ndërkohë, në Asamblenë vjetore të ASHAM-it, akademiku Donço Dimovski u angazhua dhe i bëri thirrje kryeisë së Akademisë të angazhohet për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të këtyre të punësuarve. Ai me porosi drejt krxyetarit të ASHAM-it, Ljupço Kovarev i cili në fjalim e akuzoi pushtetin për margjinalizim të punës së tyre dhe pengim të qasjes drejt mjeteve, më shpesh nga projekte ndërkombëtare, "fillimisht t'i zgjidhë punët në oborrin e vet para se të akuzojë të tjerë". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR