• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të punësuarit në MF kërkojnë pagesën e shtesës së pagës prej 30 për qind

Të punësuarit në MF kërkojnë pagesën e shtesës së pagës prej 30 për qind

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Të punësuarit në Ministrinë e Financave kërkojnë që menjëherë të fillohet me pagesën e shtesës së pagës në vlerë prej 30 për qind për të gjithë të punësuarit, në bazë të nenit 9 nga Ligji për ekzekutimin e buxhetit, në bazë të dispozitës së publikuar në Gazetën Zyrtare, për shkak se siç theksojnë, të gjithë ata i plotësojnë kushtet, kanë vëllim të rritur të punës dhe kompleksitet në procedurat. 

"Lidhur me dorëzimin e Marrëveshjes Kolektive në Ministrinë e Financave, me të cilën e kemi kërkuar që ta nënshkruajë ministri i respektuar Fatmir Besimi, e cila i referohet rritjes së pagave prej 30 për qind për të gjithë punonjësit e Ministrisë dhe për organet në përbërje të saj, ju njoftojmë se në afatin e dhënë deri më 12 shkurt nuk kemi asnjë informacion nëse është nënshkruar, nëse jo, për të na sqaruar për cilat arsye, theksojnë në letrën me shkrim drejtuar MIA-s.

Protesta dhe greva paralajmëroi të premten, Sindikata e Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së, nëse nuk nënshkruhet marrëveshje kolektive.

"Kërkojmë kthimin e shtesës 30 për qind të pagës që u anulua nga Gjykata Kushtetuese. Ministrit i japim afat ta nënshkruajë deri në shpalljen e zgjedhjeve, nëse nuk e nënshkruan do të vazhdojmë pas zgjedhjeve me protesta dhe greva dhe Ministria e Financave nuk do të funksionojë. Nuk do të kryhen shpronësime për Bektel dhe Enka dhe nuk do të paguhen pagat për të gjithë administratën publike dhe shtetërore", tha Daniel Mihajlovski, kryetar i Organizatës Sindikale të Ministrisë së Financave pranë AOJSHQ-së.

Ai shtoi se kërkojnë barazi në vlerësimin e punës, theksoi se me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, problemi i pagave do të zgjidhet përgjithmonë.

Bojan Tripunovski, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së AOJSHQ-së, përkujtoi se kërkojnë zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen të punësuarit në Ministrinë e Financave, Drejtorinë për Çështje Pronësore Judirike dhe Byroja për Furnizime Publike. 

"Vendosëm që sot para jush dhe syve të publikut ministrit t'i dorëzojmë marrëveshje kolektive dhe t'i bëjmë thirrje që ta nënshkruajë më së voni deri të hënën, 12 shkurt", tha atëherë Tripunovski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR