Të punësuarit në institucionet kulturore nga nesër në protestë për shkak të mospagesës së pagës së marsit
- Të punësuarit në institucionet kulturore nga nesër fillojnë me protesta, të cilat nuk do të ndalojnë deri në pagesën e pagës për muajin mars të harmonizuar me marrëveshjet kolektive. Siç paralajmëroi në konferencën e sotme për shtyp kryetarja e Sindikatës së punonjësve kulturorë Vera Atanasovska, paditë për pagesën e vonuar të pagës për momentin procedohen.
- Post By Melahat Baftija
- 13:04, 18 prill, 2024
Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Të punësuarit në institucionet kulturore nga nesër fillojnë me protesta, të cilat nuk do të ndalojnë deri në pagesën e pagës për muajin mars të harmonizuar me marrëveshjet kolektive. Siç paralajmëroi në konferencën e sotme për shtyp kryetarja e Sindikatës së punonjësve kulturorë Vera Atanasovska, paditë për pagesën e vonuar të pagës për momentin procedohen.
Protestat do të mbahen para Ministrisë së Kulturës çdo ditë nga ora 13:00.
"Paga për muajin mars në kulturë nuk është paguar. Të gjtha afatet ligjore janë depërtuar dhe tre mijë të punësuar në kulturë ende nuk kanë marrë paga. Mora thirrje nga Kabineti i ministres së Kulturës ku më kanë komunikuar se sot në ora 13:00 duhet të kemi takim në Ministrinë e Financave. Për çka do të jetë saktë takimi nuk jam i informuar, megjithatë menjëherë pas kësaj nga institucionet e kulturës kam marrë thirrje në të cilat tregojnë se të punësuarit nga Ministria e Kulturës janë paraqitur në institucione dhe kanë treguar se paga të paguhet pa harmonizim konform marrëveshjeve kolektive", theksoi Atanasovska në konferencën për shtyp para Ministrisë së Kulturës.
Sipas saj, për disa ditë tre mijë të punësuar në kulturë së bashku me familjet e tyre do të mbeten edhe pa sigurim shëndetësor.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se pagat duhet të paguhen sot konform marrëveshjes kolektive. Në të kundërt, siç tha ai, nga nesër do të nisin protestat.
Ai përmendi se nga sot do të varet nëse ato protesta do të jenë vetëm para Ministrisë së Kulturës apo edhe para Ministrisë së Financave. mb/
Foto. MIA