• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të punësuarit në "Higjienën komunale" u kthyen në punë, po pastrohen mbeturinat në Shkup

Të punësuarit në

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Të punësuarit në "Higjienën komunale" Shkup u kthyen në punë, pasi këto ditë kryeqyteti ishte plotë me mbetiruna për shkak të protests së tyre për paga më të larta dhe kthimin e të kolegëve të pushuar nga puna. prej dje në terren doli turni i dytë i të punësuarve në ndërmarrje, ndërsa nga Sindikata, ku përfshihen edhe të punësuarit në "Higjienën komunale" (SUTKOZ) janë të qëndrimit se vendimi pëlr kthim në punë është në interes të qytetarëve, ndërsa tëd rejtat do të vazhdojnë t'i kërkojnë institucionalisht.

Drejtoresha e ndërmarrjes Kosana Mazneva dje në konferebcë për shtyp deklaroi se puna në "Higjienën komunale" Shkup është kthyer në normalitet, mbeturinat pastrohen rregullisht dhe të punësuarit i kryejnë detyrat e tyre të punës.

"Kjo bllokadë e inskenuar politikisht kishte qëllimin e vetëm të minonte besueshmërinë time personale, prishjen e kredibilitetit të ndërmarrjes dhe prishjen e kredibilitetit personal dhe profesionale të kryetares Arsovska dhe çka është më e rëndësishmja, mbrojta e interesave të strukturave mafioze në ndërmarrjen tonë", tha Mazneva. 

E shoqëruar nga kryebashkiakja e Shkupit, Danella Arsovska, ajo tha se "një grup i vogël i të punësuarve për disa ditë kanë bllokuar punën e rregullt dhe nuk kanë lejuar pastrimin e mbeturinave në territorin e Shkupit", dhe shtoi se "më shumë se 15 vite ata kanë qenë rregullisht në ndërrimin e tretë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, aspak nuk janë paraqitur në punë.

"Administrata e qytetit dhe 'Higjiena komunale' Shkup me sukses janë përballur me pengesat dhe bllokimin e punës së kompanisë sonë nga strukturat mafioze që nuk lejuan asnjë të punësuar të kryejë detyrat", tha Mazneva. 

Së bashku me Arsovskën theksuan se nuk do të lejojnë "të vazhdojë arbitrariteti i disave në qytet dhe se para së gjithash është i rëndësishëm interesi publik, pra interesi i qytetarëve". 

Në pyetjen se kush janë "strukturat mafioze", u përgjigj se "para disa ditëve është informuar edhe MPB-ja dhe Prokuroria Publike". 

"Për ata persona për të cilët ne paraqitëm dyshime dhe kemi dokumente të caktuara si ndihmë që do t'i shërbenin PP-së dhe MPB-së tashmë janë dorëzuar në rregull. Pra, kemi kallëzime penale dhe gjithçka që është dashur të bëhet nga ne dhe të gjitha institucionet që duhet të informohen janë informuar plotësisht. Madje mendoj se ata mund të kishin vepruar pak më shpejtë", deklaroi Mazneva dhe shtoi se duhet të konsultohet nëse mund t'i publikojë emrat e tyre për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale.  

Kryetarja e Qytetit Arsovska deklaroi se publiku duhet t'i japë mirënjohje Maznevas sepse është drejtoresha e parë e kësaj ndërmarrje që vendosi të përballet me "mafian" në NP "Higjienën komunale". 

"Nuk do të lejojë që askush të manipulojë, më së paku kundër një gruaje e cila u kap në një ndërmarrje prej 1400 të punësuar,  që ishte peng nga njëqind personazhe të lidhur familjarisht, prej të cilave ata që i drejtojnë janë struktura mafioze, të përpiqen ta kthejnë këtë dhe ta bëjnë atë fajtore për çdo gjë. Ajo i zbuloi të gjitha parregullsitë. Ajo ka vepruar që në muajin e kaluar dhe para 25 qershorit kur ka reaguar siç duhet, kur ka nisur me të gjitha procedurat dhe vetëm atëherë këto struktura mafioze kanë vendosur të merren me të. Vendimet e largimit nga puna të këtyre mafiozëve janë të muajit të kaluar me kallëzimet penale që janë ngritur ndaj tyre. Ata nisën trazira dhe reagime pasi panë se këtu nuk ka më shaka, se askush nuk ka ndërmend të dorëzohet para presioneve, kërcënimeve, shantazheve...Duhet ta përshëndetni faktin që dikush po merret me këta mafioz pas 30 vitesh",  tha Arsovska. 

Ajo shtoi se edhe pse ka shumë të afërm në mesin e punonjësve të ndërmarrjes, “ne i ndajmë njerëzit në të ndershëm dhe të pandershëm, punëtorë dhe jopunëtorë” dhe “nuk ka vend për të pandershëm dhe jopunëtorë”.

Në pyetjen se a pajtohet me propozimin e disa kryetarëve të komunave që përgjegjësia për grumbullimin e mbeturinave në qytet tu bartet atyre, Arsovska u përgjigj se njerëzit "nga koalicioni DPMNE-LSDM" bëjnë lojëra politike dhe "si influencues fotografohen rrugëve dhe rrëmujës që po e bëjnë" dhe duhet, tha ajo, të ndalojnë së luajturi me nervat e shkupjanëve dhe interesin e tyre, gjegjësisht institucionet të funksionojnë ashtu siç duhet. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR