• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Të punësuarit e NP "Parqe dhe Gjelbërime"  -Shkup përsëri protestojnë

Të punësuarit e NP

Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Prej orës 10:00 deri në orën 11:30 sot u mbajt protestë në udhëkryqin para NP "Parqe dhe Gjelbërime" - Shkup. Të punësuarit e kësaj ndërmarrje publike kërkojnë pagesën e pagës së shtatorit, pagesën e K-15, shpërblimin jubilar, shtojcat e Vitit të Ri, kompensim për ndërprerjen e kontratës së punës dhe pagesën e ndihmës për një anëtar të ndjerë në familje. 

Protesta, siç informoi, Sindikata e Pavarur e "Parqe dhe Gjelbërime" - Shkup, do të ketë dhe nesër, prej orës 10 deri në orën 12, në udhëkryqin e bulevardit "Ilinden" me rrugën "Nikolla Teslla". 

"Vazhdohet afati i grevës për shkak përbushjes së të gjitha procedurat ligjore, të cilat parashikojnë grevë të rregullt. Provojmë të shterojmë të gjitha mjetet ligjore demokratike, për të arritur një marrëveshje paqësore", deklaroi për MIA-n, Atanas Georgievski, kryetar i Sindikatës së pavarur në "Parqe dhe Gjelbërime" - Shkup. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR