• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të premten punëtori e KSHZ-së dhe MIA-s për gazetarë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Të premten punëtori e KSHZ-së dhe MIA-s për gazetarë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) këtë vit në bashkëpunim me Agjencinë mediatike informuese (MIA) për herë të parë organizon punëtori për gazetarë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare 2024.

Punëtoria do të mbahet të premten, më 16 shkurt 2024 me fillim në orën 9:00, në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor, në katin e parë.

"Qëllimi i punëtorisë është të avancohet procesi i informimit gjatë procesit zgjedhor përmes zhvillimit të praktikave që do ta mbështesin frymën demokratike dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë të Komisionit shtetëror zgjedhor dhe mediumeve me theks në rolin e gazetarëve dhe kontributin e tyre në kredibilitetin dhe integritetin e zgjehdjeve, si dhe kontribution në transparencën ndaj qytetarëve. Presim mes veti të ndajmë përvoja dhe të zgjidhim dilema nëse ekzistojnë", thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Paraqitja për punëtori duhet të jetë me mejl në press@sec.mk apo në numrin e telefonit 076/341 - 011, më së voni deri më 15 shkurt 2024 deri në orën 10:00.

Nga KSHZ informojnë se grupi për punëtorinë ështl planifikuar për maksimum 25 persona, ndërsa nëse paraqiten më shumë do të organizohet punëtori tjetër. Nga KSHZ do të informojnë plotësisht për terminin e mbajtjes. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR