• e premte, 27 dhjetor 2024

Të paktën katër persona e humbën jetën ndërsa tetë janë lënduar në aksidentin e një autobusi rumun në Bullgari

Të paktën katër persona e humbën jetën ndërsa tetë janë lënduar në aksidentin e një autobusi rumun në Bullgari
Sofje, 6 gusht 2022 (MIA) –  Në një aksident të një autobusi rumun në Bullgari, jetën e humbën katër persona ndërsa së paku tetë janë lënduar, kumtuan sot autoritetet lokale. Autobusi i cili u përplas për një automjet të parkuar pranë rrugës kthehej në Rumani nga Stambolli. Pasi e ka goditur automjeti, autobusi është përplasur edhe për një dru. Aksidenti ka ndodhur në autostradën që i lidhë qytetet Veliko Tërnovo dhe Ruse, kumtoi policia bullgare. Tre persona ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa një më vonë iu nënshtrua lëndimeve. Në autobus ka pasur 24 pasagjerë dhe dy drejtues të autobusit, ndërsa të gjithë të lënduarit janë hospitalizuar. Është ngritur hetim për zbulimin e shkaqeve të përplasjes.

QËNDRONI TË LIDHUR