• e premte, 20 mars 2026

Të paktën gjashtë viktima në sulmet izraelite në Bejrut

Të paktën gjashtë viktima në sulmet izraelite në Bejrut

Bejrut, 18 mars 2026 (MIA) - Të paktën gjashtë persona u vranë, ndërsa 24 u plagosën sot herët në mëngjes në sulmet izraelite në qendër dhe periferi jugore të Bejrutit.

Siç kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë, një shpërthim i fortë u regjistrua në zonën Bashura, e cila ishte cak i një sulmi izraelit javën e kaluar.

Autoritetet izraelite kishin paralajmëruar më parë për sulmin.

Sulmet shënjestruan gjithashtu objekte në lagjen Zokak al-Blat në qendër të Bejrutit, ku javën e kaluar ushtria izraelite goditi me raketa degët e kompanisë financiare Al-Kard al-Hasan të lidhur me Hezbollahun.

Një tjetër sulm u krye në zonën qendrore Basta, ndërsa dëshmitarët raportuan një sërë shpërthimesh.

Të gjitha objektet e goditura me raketa dhe të bombarduara këtë mëngjes ndodheshin në afërsi të ndërtesave qeveritare, ndërsa shumica e sulmeve janë kryer në afërsi të Ministrisë së Financave dhe selisë së Kryeministrit të Libanit.

Sulmet e sotme izraelite vijnë pasi anëtarët e Hezbollahut më herët gjatë natës lëshuan dhjetëra raketa në pjesën veriore të Izraelit. ls/ 

Foto/ DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR