• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Të paktën gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa pesë konsiderohen të zhdukur pas vrullit të uraganit Beril mbi Karaibe

Të paktën gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa pesë konsiderohen të zhdukur pas vrullit të uraganit Beril mbi Karaibe

Sent Xhorxh, 3 korrik 2024 (MIA) - Së paku gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa pesë konsiderohen të zhdukur pasi që uragani Beril e goditi pjesën juglindore të Karaibeve dhe filloi të lëvizë drejt Xhamajkës.

Tre persona e humbën jetën në Grenadë, një në Sent Vinsent dhe Grenadini, përderisa dy persona e humbën jetën në Venezuelën veriore, ku pesë persona konsiderohen të zhdukur, kumtuan personat zyrtarë.

Në fuqi është paralajmërimi për uragan për Xhamajkën, si dhe Ishujt e Kajmanit - Grand Kajman, Kajmani i Vogël dhe Kajman Braç.

Beril është dobësuar, por parashikohet se akoma do të jetë me fuqi të uraganit kur sot duhet të kalojë afër apo mbi Xhamajkë, nesër në afërsi të Ishujve të Kajmanit dhe të premten mbi gadishullin meksikan Jukatan, kumtoi Qendra amerikane nacionale për uragane. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR