• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe 50 u plagosën në sulmet izraelite ndaj tendave palestineze

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe 50 u plagosën në sulmet izraelite ndaj tendave palestineze

Gazë, 22 qershor 2024 (MIA) - Së paku 25 persona janë vrarë mbrëmë dhe 50 janë plagosur nga bombardimet izraelite ndaj tendave për palestinezët e zhvendosur në veri të qytetit Rafah, njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe punonjësit e Emergjencave të Gazës.

Ky është sulmi i fundit vdekjeprurës ndaj enklavës së vogël palestineze ku qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile në Rafah, Ahmed Radvan tha se dëshmitarët u thanë shpëtimtarëve për granatimet në dy vende në një zonë bregdetare plot me tenda, ndërsa Ministria e Shëndetësisë njoftoi se shumë njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmet.

Sulmet u zhvilluan në afërsi të zonës së sigurt të caktuar nga Izraeli.

Armata izraelite kumtoi se po kontrollonte se çfarë ndodhi në koordinatat e theksuara.

Izraeli ka bombarduar më parë vendet në të ashtuquajturën zonë humanitare në Muvasi, një zonë rurale në bregdetin e Mesdheut, ku janë ngritur tenda për të zhvendosurit muajt e fundit.

Sulmet erdhën ndërsa Izraeli vazhdon operacionin e tij ushtarak në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë janë larguar nga konflikti në pjesë të tjera të Gazës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR