Të paktën 23 persona e humbën jetën në një sulm në një ndërtesë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit
- Të paktën 23 persona e humbën jetën sot në një sulm në një ndërtesë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit.
Islamabad, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën 23 persona e humbën jetën sot në një sulm në një ndërtesë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit.
Një grup i lidhur me talebanët pakistanezë ka marrë përgjegjësinë për atë që besohet të jetë një sulm vetëvrasës, kumtuan personat zyrtarë.
"Viktimat u vranë derisa ishin duke fjetur, ndërsa ishin të veshur me rroba civile. Është duke u përcaktuar nëse të gjitha viktimat janë ushtarë", deklaroi një zyrtar i paidentifikuar.
Në sulmin janë plagosur të paktën 27 persona.
Ushtria pakistaneze nuk doli me kumtesë në lidhje me sulmin. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s