• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 22 palestinezë e humbën jetën në Gazë

Të paktën 22 palestinezë e humbën jetën në Gazë

Gazë, 13 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 22 palestinezë e humbën jetën sot në sulmet izraelite në mbarë Rripin e Gazës, ndërsa në Liban sërish caqe ishin paralagjet jugore të Bejrutit, nga të cilat shumica e banorëve janë evakuuar.

Forcat izraelite e thelluan sulmin e vet në Beit Hanun, në pejsën veriore të Gazës, duke detyruar një pjesë të madhe të populaltës së mbetur të largohet.

Banorët thanë se strehimoret për familjet e zhvendosura dhe popullatën tjetër ishin rrethuar dhe janë urdhëruar të shkojnë në jug përmes pikës kontrolluese.

Burrat u morën në pyetje, ndërsa gratë dhe fëmijët u lejuan të vazhdojnë drejt kryeqytetit Gazë.

Operacioni ushtaral i Izraelit në pjesën veriore të gazës dhe evakuimi i dhjetëra mijë njerëzve nga rajoni i nxiti pohimet palestineze se po spastrohet në mënyrë që të shërbejë si tampon zonë për kthimin potencial të kolonëve hebraik.

Armata izraelite e mohoi këtë, ndërkaq kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se nuk dëshiron kthim të kolonëve hebraik të evakuuar nga Gaza në vitin 2005.

Ushtria izraelite sot në rrjetet sociale kumtoi se së shpejti do të sulmojë caqe në paralagjet jugore të Bejrutot, duke i paralajmëruar banorët. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR