• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 21 të vrarë në sulmet e reja izraelite në Gaza

Të paktën 21 të vrarë në sulmet e reja izraelite në Gaza

Gaza, 24 mars 2025 (MIA) - Në sulmet izraelite nëpër Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 21 palestinezë, njoftuan sot autoritetet shëndetësore, pasi ushtria izraelite e sulmoi Rafan afër kufirit me Egjiptin, duke përshkallëzuar ofensivën e re ajrore dhe tokësore njëjavore.

Autoritetet shëndetësore të Gazës kanë bërë të ditur se Izraeli kishte vrarë rreth 700 palestinezë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, që kur i rifilloi sulmet në Gaza të martën e kaluar, duke i dhënë fund paqes relative disajavore pas një armëpushimi në janar.

Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 400 gra dhe fëmijë në ato sulme, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Grupi islamik Hamas theksoi se janë varë edhe disa nga zyrtarët e tij të lartë politikë dhe të sigurisë

Izraeli thotë se i ka vazhduar operacionet e tij ushtarake për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet e mbetura që mban në Gaza dhe ka vënë në pikëpyetje numrin e të vdekurve sipas autoriteteve shëndetësore.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac deklaroi se vendi i tij po lufton Hamasin, jo civilët në Gaza.

Megjithatë, popullsia e Gazës është detyruar të evakuohet vazhdimisht dhe askund nuk është më e sigurt.

Hamasi mohon përdorimin e popullatës civile dhe pronës për qëllime ushtarake.

Në Rafah, mijëra njerëz janë bllokuar në zonën Tel Al-Sultan, ku ushtria izraelite ka dërguar disa nga forcat e saj.

Shërbimi palestinez për raste emergjente ka njoftuar se 50.000 banorë kanë mbetur të bllokuar në Rafahh.

Ministria palestineze e Shëndetësisë dje ka njoftuar se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza ka kaluar 50 mijë viktima. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR