• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 15 të vrarë në sulmin izraelit ajror ndaj qytetin libanez Barja

Të paktën 15 të vrarë në sulmin izraelit ajror ndaj qytetin libanez Barja

Bejrit, 6 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në një sulm ajror izraelit mbi qytetin Barja, në jug të Bejrutit, njoftoi dje Ministria libaneze e Shëndetësisë pas sulmit në rajonin bregdetar Barja, 20 kilometra në jug të Bejrutit.

Mes tyre ka qenë edhe një funksionar i hezbollahut, i cili ka qenë në banesë. Ndërtesa është shembur.

Burimet libaneze të sigurisë kanë thënë se funksionarët e Hezbollahut, i cili është vrarë, ka qenë i ngarkuar që t'u ndajë para ithtarëve të lëvizjes, të cilët janë të shpërngulur për shkak të luftimeve.

Një sulm ajror izraelit goditi një qytet bregdetar, duke lënë të vrarë një dhe duke plagosur 20 të tjerë.

Më herët, një sulm ajror izraelit goditi një banesë në rrethin bregdetar Xhije, 23 kilometra në jug të Bejrutit, me ç'rast ka humbur jetën një person, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë, njoftoi në një raport paraprak Ministria e Shëndetësisë së Libanit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR