• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 12 persona humbën jetën në zjarr në një traget në Filipine, shtatë janë të zhdukur

Të paktën 12 persona humbën jetën në zjarr në një traget në Filipine, shtatë janë të zhdukur

Manila, 30 mars 2023 (MIA) - Të paktën 12 persona humbën jetën, ndërsa shtatë ende janë të zhdukur, pasi u djeg një traget me 250 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, deklaroi sot guvernatori i provincës Bazilan, në Filipine, transmetuan mediat amerikane.

"Shumica e udhëtarëve që mbijetuan u hodhën nga trageti në panikun e shkaktuar nga zjarri dhe pastaj u shpëtuan nga roja brengdetare, marina ushtarake, një traget tjetër dhe peshkatarë vendas", tha guvernatori Xhim Hataman.

Guvernatori shtoi se shumica e njerëzve në tragetin "MV lejdi Meri Xhoj 3" u shpëtuan gjatë natës, por autoritetet plotësisht i kontrollojnë informatat nga burime të ndryshme, që tregon se shifrat mund të jenë të ndryshme.

"Ndër të vdekurit janë edhe tre fëmijë, të cilët me siguri u ndanë nga prindërit e tyre, ndërsa të paktën 23 udhëtarë u lënduan dhe janë dërguar në spitale", shtoi guvernatori.

Shumica e viktimave u mbytën, ndërsa më vonë u gjetën në det, kumtuan persona zyrtarë. sa/ 

QËNDRONI TË LIDHUR