• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 11 të vdekur në një sulm të xhihadistëve në Siri

Të paktën 11 të vdekur në një sulm të xhihadistëve në Siri

Bejrut, 25 mars 2024 (MIA) - Të paktën 11 mbledhës tartufi janë vrarë në një sulm që i atribuohet grupit xhihadist Shteti Islamik në shkretëtirën siriane që dikur ishte bastioni i tij, njoftoi organizata joqeveritare Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Anëtarët e Shtetit Islamik kanë vendosur një minë që shpërtheu kur kaluan automjete me grumbullues tartufi. Sulmi ndodhi në shkretëtirën e provincës Raka në Sirinë veriore, kumtoi Observatori.

Xhihadistët rrëmbyen edhe tre persona.

Shteti Islamik, i cili kontrollon pjesë të mëdha nga territori i Sirisë prej vitit 2014, ishte mposhtur në mars të vitit 2019 në operacione ushtarake nga koalicioni antixhihadist ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA e cila është aleate me forcat kurde.

Shumë xhihadistë pastaj u tërhoqën në shkretëtirën siriane, duke lënë pas mina të shumta në zonë.

Shkretëtira siriane është e njohur për tartufët e saj, që thuhet se janë ndër më të mirët në borë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR