• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 1.038 persona janë lënduar në tërmetin në Tajvan, 42 punëtorë rezultojnë të zhdukur

Të paktën 1.038 persona janë lënduar në tërmetin në Tajvan, 42 punëtorë rezultojnë të zhdukur

Hualien, 4 prill 2024 (MIA) - Numri i të lënduarve nga tërmeti me magnitudë 7,2 në Tajvan ka shkuar sot në 1038, numri i të vdekurve mbetet në nëntë, ndërsa 42 punëtorë të hotelit rezultojnë të zhdukur.

Punëtorët ishin duke u nisur nga Hualien në Parkun Kombëtar Taroko në momentin e tërmetit, ndërsa qendra komanduese për situata të krizës njoftoi se kërkimi për ta ishte objektivi kryesor, raportojnë mediat britanike.

Është planifikuar të dërgohen dronë dhe helikopterë për të ndihmuar në kërkimin e punëtorëve dhe, nëse gjenden, t'u dorëzohen furnizime sa më shpejt të jetë e mundur. Gjashtë persona u shpëtuan me helikopter nga zona e minierave.

Në qytetin Hualien ka përfunduar shpëtimi i njerëzve të bllokuar në rrënojat e ndërtesave.

Ky ishte tërmeti më i fortë në Tajvan në 25 vitet e fundit, me epiqendrën më të afërt me lagjen lindore Hualien, ndërsa ndërtesat në kryeqytetin Taipei u dridhën, por pësuan dëme minimale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR