• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të mos luhet në hartën etnike dhe fetare, thotë Mickoski për rastin me kishën në Toplicë

Të mos luhet në hartën etnike dhe fetare, thotë Mickoski për rastin me kishën në Toplicë

 Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke folur për ngjarjen me kishën në fshatin Toplicë apeloi që të mos luhet me hartë etnike dhe fetare, duke theksuar se pret që të ketë edhe incidente të tjera të izoluara.  Mickoski shtoi se edhe peshkopi edhe banorët janë distancuar nga incidente të tilla.

"Gjatë gjithë kohës paralajmëroj  se nuk duhet  të luhet në  hartë etnike dhe fetare sepse kjo është harta në të cilën këta kriminelë  të cilët në vitet e kaluara kanë fituar në kurrizin e popullit do të përpiqen të shkaktojnë destabilitet etj., dhe këto janë incidente të tilla të izoluara që do të pasojnë. E dëgjuat edhe deklaratën e peshkopit, e keni dëgjuar dhe lexuar konferencën për media në të cilën distancohet nga incidente të tilla, banorët e fshatit Toplicë të cilët gjithashtu distancohen nga incidente të tilla", tha Mickoski.

 Ajo që është interesante, sipas Mickoskit, është se në mediat sociale për njërin nga personat të involvuar në rastin janë shfaqur fotografi ku shihet ai në shoqërinë e personazheve aktivë politikë.

 "Nëse merret parasysh prejardhja politike dhe mbështetja e kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, por edhe struktura e policisë që është në DPB të Gostivarit, atëherë shumë lehtë mund të vihet në përfundimin se kjo është pjesë e atij folklori që po përgatitet për mbjelljen e intolerancës etnike, fetare dhe tentativës për destabilizim dhe këso lloj incidentesh  që pason do të ketë. Pse? Sepse nuk mundemi si Qeveri duke marrë parasysh ndryshimet e fundit në Ligjin për Policinë dhe Ligjin për MPB-së të ndodhin ndryshimet në strukturat drejtuese sepse ato janë të kufizuara në pesë vite përvojë në një pozicion të lartë.  Do të duhet në dy-tre muajt e ardhshëm të bëhen ndryshime në atë ligj që të ndodhë ndryshim në ato struktura drejtuese që të mundemi realisht ta kontrollojmë situatën", tha Mickoski.

 Tregoi se në periudhën në vijim "këto elita politike të korruptuara të së kaluarës do të përpiqen përmes qendrave të tyre të ndikimit të krijojnë konflikte dhe tensione etnike".

 Foto: Arkivi i MIA-s/Qeveri

 

QËNDRONI TË LIDHUR