• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Të martën vendim i Qeverisë për mjetet për transportin falas të studentëve

Të martën vendim i Qeverisë për mjetet për transportin falas të studentëve

Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) – Qeveria në mbledhjen e rregullt të martën do të marrë vendim që të nënshkruhet marrëveshje për mjetet të cilat janë siguruar në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për subvencionimin e transportit të studentëve me çka masa do të vazhdojë pandërprerë edhe nga janari, informoi sot kryeministri Hristian Mickoski. 

“Mjetet janë siguruar në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin e ardhshëm dhe në seancën e rregullt të Qeverisë të martën më 31 dhjetor, pasi jemi konsultuar me ministrin, do të marrim vendim për nënshkrimin e marrëveshjes se mund të transferohen menjëherë në NQP sepse sesioni fillon në janar dhe studentët mund ta shfrytëzojnë transportin publik në qytetin e Shkupit”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pasi mori pjesë në prezantimin e rezultateve të punës të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mickoski paralajmëroi më parë mundësi për rialokimin e mjeteve me qëllim që të sigurohet transport falas me autobus për studentët. 

“Qeveria paraprake nuk i ka paraparë këto mjete e as ka nënshkruar marrëveshje, mendoj se janë 120 milionë denarë për vitin e ardhshëm. Kjo është larg asaj që është e nevojshme për NQP-në, por i dolëm në ndihmë kur duhej të intervenohej që të sigurohet naftë që të munden autobusët të qarkullojnë në mënyrë adekuate dhe të transportojnë udhëtarë”, tha Mickoski. 

Edhe Kuvendi i Studentëve Universitarë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” Shkup më parë i bëri thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në seancë qeveritare që të mundësojnë realokim të mjeteve me qëllim të vazhdimit të transportit falas për studentët në vitin 2025. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR