• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të martën raund i ri i dialogut Prishtinë - Beograd, tema kryesore ndalesa e dinarit

Të martën raund i ri i dialogut Prishtinë - Beograd, tema kryesore ndalesa e dinarit

Bruksel, 15 mars 2024 (MIA) - Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Prishtinë - Beograd dhe për çështje të tjera rajonale nga Ballkani Perëndimor, Mirosllav Lajçak, e ka caktuar për të martën në Bruksel raundin e ri të bisedimeve ndërmjet shefave të delegacioneve negociuese të Kosovës dhe Serbisë, njoftoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano.

“Ata do ta vazhdojnë diskutimin e nisur para disa javësh lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, ndërsa do të diskutojnë edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me dialogun”, theksoi Stano.

Në një takim të mëparshëm kushtuar vendimit për ndalimin e përdorimit të valutave të tjera përveç euros në Kosovë, pala kosovare nuk është përfaqësuar nga delegacioni qeveritar, por nga përfaqësues të Bankës Qendrore, por sipas Stanos, takimi i së martës do të do të mbahet në nivel të krerëve të ekipeve negociuese dhe do të diskutohet për tejkalimin e problemeve të lindura me hyrjen në fuqi të këtij vendimi të njëanshëm. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR