• e premte, 27 dhjetor 2024

Të hënën vazhdon debati i komisionit për gjendjet e krizës për energjinë elektrike dhe ngrohëse

Të hënën vazhdon debati i komisionit për gjendjet e krizës për energjinë elektrike dhe ngrohëse
Shkup, 23 shtator 2022 (MIA) - Të hënën do të vazhdojë mbledhja e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri, në rend dite të së cilit janë propozim-vendimet për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në tërë territorin e shtetit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve në tregjet e energjisë elektrike dhe për ekzistim të gjendjes së krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë ngrohëse, mundësisë për shfrytëzim të derivatit alternativ dhe gjendjeve në tregun e energjisë ngrohëse. "Kriza energjetike po transformohet në krizë ekonomike dhe financiare. Rrymë mund të blejmë, por me çfarë çmimi. Duhet të fokusohemi në ndihmën për ekonominë. Instalacionet energjetike punojnë me gjysmë kapaciteti sepse nevojiten derivate", theksoi deputetja Lidia Petkoska. Ajo theksoi se nëse sërish shpallet gjendje krize energjetike duhet të shihet paraprakisht se ku janë shpenzuar paratë. Opozita edhe njëherë e përsëriti kërkesën që të formohet komision anketues për shqyrtim të krizës energjetike. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili mori pjesë në mbledhje, paraprakisht, duke iu përgjigjur pohimeve të opozitës, mes tjerash, paralajmëroi se Qeveria së shpejti do të prezantojë në Kuvend pako të masave antikrizë dhe ndryshime ligjore. Lidhur me kërkesën për përgjegjësi, Bytyqi tha se 65.000 banorë të Shkupit asnjë ditë nuk kanë pasur ndërprerje të energjisë ngrohëse, ndërsa për energjinë elektrike peti nëse ka pasur "një ditë, një orë, një minutë" mungesë të rrymës. Ndaj akuzave se po bëhen marrëveshje në katër sy, zëvendëskryeministri përsëriti se gjithçka që bëhet, është në suaza të ligjeve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR