• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të hënën do të dihet nëse do të shtrenjtohet polica për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve

Të hënën do të dihet nëse do të shtrenjtohet polica për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve

Shkup, 27 prill 2024 (MIA) - Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë duhet të shqyrtojë Raportin e Byrosë Nacionale të Sigurimeve për arsyetimin dhe korrektësinë e vendimeve të marra për rritjen e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga shoqëritë e sigurimit dhe të ndërmarrë hapat e duhur në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve.

Komisioni i auto përgjegjësisë, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit të Sigurimit të Detyrueshëm në Trafik (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.88/05, 70/06, 81/08, 47/11, 135/11, 112/14 dhe 145/15) është themeluese dhe përbëhet nga anëtarët e Ministrisë së Financave, Byrosë Nacionale të Sigurimit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimit, është kompetent për përcaktimin e tarifës së primeve të sigurimit të automjeteve për pronarët e automjeteve për përgjegjësin e dëmeve të shkaktuara ndaj personave të tretë. Komisioni e përcakton preminë e sigurimit që e paguan kontraktuesi i sigurimit - i siguruari, dhe që përbëhet nga premia teknike që e përcakton Qeveria me propozim të Komisionit dhe një pjesë e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie) që i përcakton vetë shoqëria e sigurimit me vendim të veçantë të shoqërisë së sigurimit.

Почнува примената на измените на Законот за данок на личен доход со кои се става во мирување примената на прогресивниот данок на личен доход. Следните 36 месеци доходот од работа, доходот од

Duke vepruar kështu, theksojmë se premia teknike e cila është pjesë e premisë së sigurimit që e paguan kontraktuesi i sigurimit - i siguruari dhe që e përcakton Qeveria me propozim të Komisionit, mbetet e pandryshuar. 

Me vendimet e miratuara nga ana e shoqërive të sigurimit, të cilat i janë dorëzuar Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimit në datën 23 prill të vitit 2024, ndërsa me zbatim nga data 25 prill të vitit 2024 është kryer korrigjimi i çmimit në pjesën e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie).

Агенцијата за супервизија на осигурување (АСО)  им препорача на осигурителните друштва кои 2020 година ја завршиле со добивка оваа година да се воздржат од исплата на дивиденда. Препораката д

Ministria e Financave u informua  nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si rregullatore e tregut të sigurimeve në vend, se shumica e shoqërive të sigurimeve kanë miratuar vendime dhe kanë dorëzuar  njoftim në Agjenci për rritjen e vlerës së premisë-bruto për sigurimin e auto përgjegjësisë më datë 23 prill të vitit 2024, me zbatim nga data 25 prilli të vitit 2024 dhe me ndërhyrje në pjesën e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie) të cilat shoqëritë e sigurimit e përcaktojnë në mënyrë të pavarur.

Nga AMS vlerësojnë se rritja e çmimit të policave për sigurim të detyrueshëm automobilistik të detyrueshëm është hap i paarsyetueshëm i kompanive të sigurimit. 

"Pas njoftimeve të mara nga kompanitë e sigurimeve se do ta rrisin çmimin janë bërë llogaritje për kontroll. Pas llogaritjeve të bëra është konstatuar se rritja e çmimit, me shpjegimet e dhëna, nuk është e arsyeshme", thonë nga AMS.

Групацијата на осигурување ги поздравува мерките што ги донесе Советот на експерти при Агенцијата за супервизија на осигурување.

Byroja Nacionale e Sigurimeve (BNS) njofton se kushtet aktuale të tregut shkaktuan domosdoshmëri për ndryshimin e çmimit të policës për sigurimin e detyrueshëm të veturave. Theksojnë se përqindjen e rritjes çdo kompani e sigurimeve vetë e definon, varësisht nga politika afariste dhe analiza e bërë. Nga aty sqarojnë se bëhet fjalë për kompani evropiane të cilat vendimet i marrin në bazë të analizave serioze shumëvjeçare, të cilat tregojnë se, siç thonë, biznesi për sigurim të autopërgjegjësisë është i paqëndrueshëm me çmimet e tanishme. 

"Rritja e çmimit është shkaktuar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve të risugurimit, automobilave, rritje e çmimit të pjesëve rezervë, rritjes së pagave dhe tendenca e vazhdueshme e madhe inflacioniste. Rritja e përgjithshme e çmimeve nga viti 2008 deri në vitin 2023 është 61,56 për qind. Njëkohësisht çmimi i sigurimit nga përgjegjësia automobilistike nuk ka ndryshuar tashmë 15 vjet dhe është kategoria e vetme në vendin tonë e cila nuk ka pësuar rritje të çmimit", njoftojnë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve, duke theksuar se çmimi i sigurimit të autopërgjegjësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është më i ulët në rajon. 

Nga BNS theksojnë se çmimi i mëparshëm i auto sigurimit të detyrueshëm ishte çmim i jo tregut, shumë i ulët, në mesin e më të ultëve në rajon, nuk ka ndryshuar që nga viti 2008 dhe thonë se e vendos në pikëpyetje përfitimin nga puna e kompanive të sigurimeve në këtë klasë, duke vepruar në mënyrë demotivuese në ofertën e kësaj police. 

"Pa rritje çmimi, ky biznes është i paqëndrueshëm dhe dalëngadalë do të braktiset nga kompanitë e sigurimit. Institucionet financiare kanë detyrimin të punojnë sipas parametrave të qëndrueshëm të përcaktuar rreptësisht, për të forcuar stabilitetin e sistemit financiar. Kujtojmë se në vitin 2008 çmimi i detyrimit automobilistik u ul me 30 për qind, por sot kushtet e funksionimit kanë ndryshuar dhe është e paqëndrueshme që kompanitë e sigurimeve të punojnë me çmime në këtë nivel", bën të ditur Byroja Nacionale e Sigurimeve.

Топлинска енергија ќе биде испорачана до крајот на грејната сезона, уверува потпретседателот на СДСМ и кандидат за вицепремиер за економски прашања Фатмир Битиќи, кој и досега ја извршуваше о

Rritjen e çmimit për policë të detyrueshme të sigurimeve nga ana e kompanive të sigurimeve dje në profilin e tij e tij në Fejsbuk e komentoi edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 

"Është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve. Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë. Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e autosigurimeve në kurriz të qytetarëve", theksoi Bytyqi.

Ai i bëri thirrje Ministrisë së Financave si dhe Komisionit për Mbrojtje të Konkurencës të veprojnë për këtë rast. 

"I bëj thirrje ministrisë përkatëse të Financave dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që të veprojë dhe të nisë një procedurë për shoqatat oligopolistike dhe kompanitë e sigurimeve të tërheqin rritjen e çmimit dhe pres që qytetarët që kanë paguar tashmë çmime më të larta të kompensohen", shkroi Bytyqi në Fejsbuk. 

 Me vendimet e marra për rritjen e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve, polica që paguajnë qytetarët për regjistrimin e automjeteve me fuqi mbi 44 kilovat shtrenjtohet me 15,44 për qind. Rritja e çmimit është nga 840 në gati 1.600 denarë, varësisht nga fuqia e veturës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR