• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Të hënën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës, biletaria në Qendrën e transportit do të punojë, ndërsa Teleferiku nuk do të punojë

Të hënën autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës, biletaria në Qendrën e transportit do të punojë, ndërsa Teleferiku nuk do të punojë

Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Ndërmarrja  Qarkulluese Publike Shkup informon se me rastin e festës shtetërore Shën Klimenti i Ohrit, të hënën (8 dhjetor) transporti publik në Shkup do të qarkullojë sipas orarit të së dielës. 

Biletaria e vetme që do të jetë në detyrë do të jetë ajo në Qendrën e transportit, me orar pune nga oa 08:00 deri në orën 14:00. 

Teleferiku, drejt Kryqit të Mileniumit, siç thuhet në njoftim, zakonisht si çdo të hëne nuk do të punojë. 

Nga NQP Shkup thonë se çdo të hëne dhe çdo të marte të fundit të muajit, për Teleferikun janë ditë jopune. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR