• e enjte, 18 korrik 2024

Të gjitha vendvotimet në Kriva Pallankë, Rankovcë dhe Kratovë janë hapur me kohë

Të gjitha vendvotimet në Kriva Pallankë, Rankovcë dhe Kratovë janë hapur me kohë

Kriva Pallankë, 24 prill 2024 (MIA) - Të gjitha vendvotimet në tri komunat nga pjesa verilindore e vendit, Kriva Pallankë, Rankovcë dhe Kratovë, janë hapur me kohë.

Jasmina Kërstevska, kryetare e komisionit zgjedhor komunal të Kratovës tha se të gjitha 34 vendvotimet janë hapur me kohë, ndërsa vozimi është zhvilluar pa ndërprerë.

Në Kratovë të drejtë vote kanë 7.536 qytetarë që sot do të votojnë për zgjedhjen e presidentit të shtetit.

Edhe në Kriva Pallankë, siç informoi kryetarja e KKS-së, Monika Kostovska, të 46 vendvotimet janë hapur në ora 07:00, ndërs me kohë ka filluar votimi edhe në Rankovcë, ku votohet në 13 vendvotime. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR