• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të gjitha institucionet e kulturës kanë problem me kuadrin profesional, po bëhet analizë funksionale, tha Ljutkov

Të gjitha institucionet e kulturës kanë problem me kuadrin profesional, po bëhet analizë funksionale, tha Ljutkov

 Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Në shtatë vitet e fundit janë hapur numër më i vogël i vendeve të punës. I gjithë kuadri profesional për shkak të pamundësisë së punësimit dhe hapjes së konkurseve për punë, ka ikur anash dhe i gjithë kuadri profesional është jashtë shtetit, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, duke theksuar se tashmë janë duke bërë një analizë funksionale se çfarë është më e nevojshme si kuadër profesional.

 Pasi të bëhet analiza në vitin 2025, Ljutkov njoftoi se do të hapen pozicionet ekzistuese të punës.

 "Bëjmë analizë funksionale të të gjitha pozitave që kemi në institucionet kombëtare, gjë që na nevojitet më shumë për punësim. Prandaj edhe e kemi ndërprerë konkursin në vitin 2024 me vendim të Qeverisë sepse vërtetë kërkojnë pozicione pune që aspak nuk na nevojitet", deklaroi Ljutkov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së BUP "Shën Klimenti i Ohrit" Shkup. 

 I pyetur për mungesën e kuadrit në Muzein e Velesit, Ljutkov tha se jo vetëm muzetë, por edhe të gjithë institucionet kanë problem me kuadër profesional, duke theksuar se edhe në Muzenë e Maqedonisë në tre vitet e fundit 30 persona janë larguar në bazë të pensionit, ndërsa i punësuar është vetëm një. 

 Lidhur me Ansamblin e Valleve dhe Këngëve Shqiptare, ku kanë mbetur pa punë mbi 30 artistë, Ljutkov ka sqaruar se që nga dita e parë si ministër është përballur me çështjen e zgjidhjes së statusit të rreth 160 artistëve të cilëve u skadon kontrata në gusht, por ai nuk ka marrë informacion se këtyre 34-ve u është skaduar një muaj më parë. Ai thotë se tashmë janë duke punuar për zgjidhjen ligjore dhe shprehu besimin se për shukurt kohë do të shpallet konkursi për ripunësimin e tyre. 

 "Që në momentin e parë si ministër kam paraqitur një Propozim-ndryshim të ligjit për zgjidhjen e këtij problemi. Ai ligj tani është në procedurë parlamentare, por meqë ka qenë pak më herët, nuk i ka përfshirë këto 34. Kam bërë kërkesë në Ministrinë e Financave, kemi mendim pozitiv, por në këtë moment, duke qenë se i gjithë institucioni është me pushim kolektiv, nuk mund të arrijmë te drejtori. Kërkova nga Ministria e Kulturës që ta kthejë menjëherë, të tërheqë drejtorin nga pushimi, të vijë, do të bëjmë revizionin e punës së tij, do të shohim se çfarë ka ndodhur dhe në kohën më të shkurtër të mundshme do të shpallim konkurs për ripunësimin e atyre 34-ve, por në shkurtë kohë do të kthehen në punë", deklaroi Lutkov. qa.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR