• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të gjitha 117 qendrat e votimit në Tetovë janë hapur në kohë, votimi zhvillohet pa probleme

Të gjitha 117 qendrat e votimit në Tetovë janë hapur në kohë,  votimi zhvillohet pa probleme

Tetovë, 24 prill 2024 (MIA) - Në të gjitha 117 qendrat e votimit në kuadër të Komisionit Zgjedhor Komunal në Tetovë, nga ora 07:00, filloi dhe zhvillohet normalisht procesi i votimit për zgjedhjet e sotme presidenciale, informojnë nga Komisioni Zgjedhor Komunal Tetovë. Në komunën e Tetovës do të votojnë 86.309 qytetarë.

"Të gjitha 117 qendrat e votimit të cilat janë në kompetencë të KZK-së Tetovë  janë hapur në kohë. Nuk është raportuar kurrfarë problemi nga asnjë Këshill Zgjedhor. Shpresojmë se ky proces do të jetë kështu deri në fund të mos kemi kurrfarë problemi. Edhe pse mund të paraqitet ndonjë problem teknik me pajisjen për identifikim biometrik të votuesve por kjo gjatë ndërhyrjes së KZK-së Tetovë së bashku me personat e TI-së të angazhuar nga ana e KSHZ-së do të tejkalohet", informoi Nazmi Dauti nga KZK Tetovë.

Në gjashtë komunat në rajonin e Tetovës në zgjedhjet presidenciale mundësi për votim do të kenë gjithsej 188.329 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 qendra votimi. sa/

Foto:  Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR