• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të gjithë presidentët e deritanishëm

Të gjithë presidentët e deritanishëm

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale. Deri më tani, pesë presidentë janë ulur në kolltukun presidencial. Presidenti i parë, Kiro Gligorov dhe Gjorge Ivanov, kanë ushtruar postin presidencën për dy mandate, ndërsa nga një mandat Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski, si dhe Stevo Pendarovski, i cili rikandidohet për kreun e shtetit.

Mandati i parë i kryetarit Kiro Gligorov është dhënë në bazë të zgjedhjes nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në përputhje me zgjidhjet e atëhershme kushtetuese, ndërsa pasardhësit e tij janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Zgjedhjet e para presidenciale në Republikën e Maqedonisë u mbajtën më 16 tetor të vitit 1994, njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhjet morën pjesë dy kandidatë, ndërda Kiro Gligorovi fitoi në raundin e parë me 715.087 vota të fituara, respektivisht 78,4 për qind, si kandidat i koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja. Kundërkandidati i tij Lubisha Georgievski, i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, fitoi 197.109 vota, respektivisht 21,6 për qind.

Zgjedhjet e dyta presidenciale në Republikën e pavarur të Maqedonisë u mbajtën në vitin 1999. Ish presidenti Kiro Gligorov nuk u kandidua në këto zgjedhje, ndërsa fitoi Boris Trajkovski, kandidat i VMRO-DPMNE-së. Në raundin e parë morën pjesë kandidatët - Muarem Nexhipi, Vasill Tupurkovski, Muhamed Halili, Tito Petkovski, Stojan Andov dhe Boris Trajkovski. Në raundin e dytë fitoi Boris Trajkovski me 582.808 vota, ndërsa Tito Petkovski fitoi 513.614 vota, ose 52,40 përqind me 46,18 për qind.

Zgjedhjet e treta presidenciale në vitin 2004 u mbajtën para kohe për shkak të vdekjes së Presidentit Boris Trajkovski. Raundi i parë u mbajt më 14 prill të vitit 2004, ndërsa i dyti më 28 prill të vitit 2004. Në zgjedhjet morën pjesë katër kandidatë - Branko Cërvenkovski i mbështetur nga LSDM-ja, Sashko Kedev nga VMRO-DPMNE-ja, Gëzim Ostreni nga BDI-ja, Zudi Xhelili nga PDSH-ja. Në këto zgjedhje, fitoi Branko Cërvenkovski me 550.317 vota ose 62.6 për qind, përballë Sashko Kedevit me 329.179 vota ose 37,4 për qind.

Zgjedhjet e katërta presidenciale u mbajtën më 22 mars dhe 5 prill të vitit 2009, në të njëjtën kohë me zgjedhjet për vetëqeverisje lokale. Në zgjedhje morrën pjesë shtatë kandidatë - Gjorge Ivanov i mbështetur nga VMRO-DPMNE, Lubomir Fërçkoski nga LSDM-ja, Imer Selmani nga Demokracia e Re, Lube Boshkoski si kandidat i pavarur, Agron Buxhaku nga BDI-ja, Nano Ruzhin nga PLD dhe Mirushe Hoxha nga PDSH. Në këto zgjedhje presidenciale, fitoi Gjorge Ivanov me 453.616 vota ose 63,14 për qind.

Zgjedhjet e pesta presidenciale ishin të rregullta, ndërsa u mbajtën më 13 prill dhe 27 prill të vitit 2014. Në të njëjtën kohë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, u mbajtën edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Raundi i dytë u mbajt më 27 prill të vitit 2014. Në të u plasuan kandidatët Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski. Në këto zgjedhje të pesta presidenciale, kandidati i VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov me 534.910 vota të fituara përballë kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski me 398.077 vota. Përveç Pendarovskit dhe Ivanovit, në këto zgjedhje presidenciale morën pjesë edhe Zoran Poposki i mbështetur nga GROM dhe Iljaz Halimi nga PDSH.

Zgjedhjet e gjashta presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj të vitit 2019, në të cilat fitoi Stevo Pendarovski me 435.656 vota të fituara ose 53,59 për qind. Këto ishin zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidhi kontestin për emrib me Greqinë dhe vendi mori emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Përveç Stevo Pendarovskit, në këto zgjedhje presidenciale morën pjesë edhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të shtata presidenciale, që u mbajt më 24 prill, qytetarët mundën të zgjedhnin ndërmjet shtatë kandidatëve Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrevski. Në raundin e parë, fitues mund të jetë kandidati që ka fituar shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të votuesve, respektivisht 907.159 vota.

Kiro Gligorov, presidenti i parë i RM-së (1991-1999)

Денеска се навршуваат 10 години од смртта на првиот претседател на независна Република Македонија Киро Глигоров.

Presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov, u lind më 3 maj të vitit 1917 në Shtip.

Gligorov u zgjodh President i Republikës së Maqedonisë më 27 janar të vitit 1991 nga Kuvendi i Maqedonisë, kur mori mbështetjen e 114 nga 119 deputetët e pranishëm, ndërsa për herë të dytë u zgjodh në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale të mbajtura në tetor të vitit 1994.

Në zgjedhje morën pjesë dy kandidatë, presidenti i atëhershëm Kiro Gligorov, i cili fitoi 52,4 për qind (715.087 vota) të votave të numrit të përgjithshëm të zgjedhësve të regjistruar në Listën e zgjedhësve, derisa kundërkandidati i tij Lubisha Georgievski fitoi 21,6 për qind (197.109 vota).

Gjatë mandatit të tij në krye të shtetit, ndodhën disa nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Republikës së Maqedonisë. Në një referendum të mbajtur më 8 shtator të vitit 1991, u shpall pavarësia e vendit, ndërsa Maqedonia ishte e vetmja nga ish-republikat jugosllave që u mëvetësua në mënyrë paqësore. Më 17 nëntor të vitit 1991, u miratua Kushtetuta e re, ndërsa më 8 prill të vitit 1993, Republika e Maqedonisë u bë anëtare e 181-të e Kombeve të Bashkuara.

Më 3 tetor të vitit 1995, ndaj Presidenti Gligorov është kryer atentat. Ai i mbijetoi atentatit me lëndime të rënda në kokë. Sulmi u krye me një automobil bombë në rrugën "Maqedonia" në Shkup, kur Gligorov me automjet zyrtar po shkone drejt rezidencës së tij në vendin e punës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Deri më tani nuk janë zbuluar as kontraktorët dhe porositësit, e as autorët e atentatit.

Pas daljes në pension, Kiro Gligorov ishte aktiv si publicist. Ai është autor i disa veprave, kryesisht të shkruara pas përfundimit të mandatit të tij si president – "Maqedonia është gjithçka që kemi" (2001), "Atentati – një ditë më pas" (2002), "Kohët e stuhisë: Republika e Maqedonisë realitet në Ballkan" (2004) dhe "Të gjitha reformat (ekonomike) jugosllave" (2006).

Ai është edhe themelues i Fondacionit "Kiro Gligorov", i cili mbështet projekte nga kultura dhe arti.

Kiro Gligorov ishte funksionari më i vjetër politik maqedonas. Më 19 nëntor 1999, kur mbaroi mandati i tij i dytë presidencial, ai ishte 82 vjeç, e në vitin 2000 Libri i Rekordeve të Ginisit e regjistroi Gligorovin si presidentin më të vjetër të shtetit në botë.

Presidenti Gligorov vdiq më 1 janar të vitit 2012 në shtëpinë e tij në Shkup.

Boris Trajkovski, presidenti i dytë i RM-së (1999-2004)

Со положување цвеќе на гробот и на спомен-обележјата во чест на поранешниот претседател Борис Трајковски денеска ќе биде одбележана 17-годишнината од неговата смрт во авионската несреќа кај Р

Boris Trajkovski, Presidenti i dytë i Republikës së Maqedonisë, u lind më 25 qershor të vitit 1956 në Strumicë.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt më 31 tetor, ndërsa e i dyti më 14 nëntor të vitit 1999. Për shkak të parregullsive, procesi zgjedhor i raundit të dytë u përsërit më 5 dhjetor të vitit 1999.

Kundërkandidati i tij në raundin e parë ishin Tito Petkovski, Vasill Tupurkovski, Muarem Nexhipi, Stojan Andov dhe Muhamed Halili.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve morën pjesë kandidatët Tito Petkovski dhe Boris Trajkovski. Pas raundit të dytë dhe pas votimit në disa vendvotime, Boris Trajkovski fitoi 53,2 për qind të votave (582.808 vota) dhe Tito Petkovski 46,8 për qind (513.614 vota). Për votime në raundin e dytë dolën gjithsej 1.096.422 zgjedhës ose 68,08 për qind e votuesve të regjistruar.

Boris Trajkovski ushtroi postin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë nga 15 dhjetori i vitit 1999 deri më 26 shkurt të vitit 2004, kur vdiq tragjikisht në një aksident ajror së bashku me tetë bashkëpunëtorë në afërsi të Mostarit, Bosnjë e Hercegovinë. Ai ishte 47 vjeç.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në periudhën nga 26 shkurti deri më 12 maj të vitit 2004, në krye të shtetit qëndroi Lupço Jordanovski, atëherë ushtrues i postit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Gjatë mandatit të tij në Maqedoni në vitin 2001, kishte konflikt të armatosur që përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në gusht të vitit të njëjtë.

Presidenti Trajkovski u pa nga bota si udhëheqës i ri me orientim properëndimor, si paqebërës që shmangu luftën civile në Maqedoni.

Branko Cërvenkovski, presidenti i tretë i RM-së (2004-2009)

Јавно обраќање на поранешниот Претседател на РМ и основачот и долгогодишен Претседател на СДСМ Бранкo Црвенковски до раководството и членовите на СДСМ

Branko Cërvenkovski është Presidenti i tretë i Republikës së Maqedonisë. Ai u lind më 12 tetor të vitit 1962 në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë.

Në vitin 1990, në zgjedhjet e para shumëpartiake në Maqedoni, e cila ishte ende në kuadër të RSF të Jugosllavisë, ai u zgjodh deputet në përbërjen e parë të Kuvendit. Në prill të vitit 1991, Cërvenkovski u zgjodh president i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Më 5 shtator të vitit 1992, u bë kryeministri i dytë i Republikës së Maqedonisë pas pavarësisë së saj nga Jugosllavia. Në moshën 29 vjeçe, ai ishte kryeministri më i ri në Evropë në atë periudhë. Ai mori mandatin e tij të dytë si kryeministër pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit 1994.

Në zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme presidenciale në Republikën e Maqedonisë, të mbajtura pas vdekjes së Presidentit Boris Trajkovski, në raundin e dytë të mbajtur më 28 prill të vitit 2004, Branko Crvenkovski u zgjodh president i shtetit.

Në zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme presidenciale në prill të vitit 2004, Branko Cërvenkovski, si kandidat i LSDM-së, fiton dhe qëndron në krye të shtetit deri në vitin 2009.

Qytetarët në raundin e parë zgjedhor të mbajtur më 14 prill të vitit 2004, zgjodhën midis katër kandidatëve të propozuar: Branko Cërvenkovski nga LSDM, Gëzim Ostreni nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Zudi Xhelili nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Sashko Kedev nga VMRO-DPMNE.

Në raundin e dytë zgjedhor të mbajtur më 28 prill të vitit 2004, shumicën e votave i fitoi Branko Cërvenkovski. Ai fitoi besimin e 550.317 votuesve, respektivisht 62,6 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, krahasuar me Sashko Kedev i cili u mbështet me 329.179 vota respektivisht 37,4 për qind të numrit të përgjithshëm të fletëvotimeve të vlefshme.

Më 12 maj të vitit 2004, Cërvenkovski mori postin e Presidentit dhe u tërhoq nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Branko Cërvenkovski ushtroi postin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë nga 12 maji i vitit 2004 deri më 12 maj të vitit 2009.

Gjatë mandatit presidencial të Cërvenkovskit, Republika e Maqedonisë u bë vend kandidat për aderim në Bashkimin Evropian.

Gjorge Ivanov, presidenti i katërt i RM-së (2009- 2019)

На покана на македонската добротворна организација од Австралија (MCWA), поранешниот претседател Ѓорге Иванов ќе биде покровител на неколку настани од добротворен и хуманитарнен карактер кои

Gjorge Ivanov është Presidenti i katërt i Republikës së Maqedonisë. Ai u lind më 2 maj të vitit 1960 në Vallandovë. Në vitin 1995 u zgjodh asistent profesor në Fakultetin Juridik në Shkup, ndërsa në vitin 1998 docent i lëndëve Teori politike dhe Filozofi politike. Që nga viti 2001 është udhëheqës i Studimeve politike në Fakultetin Juridik në Shkup. Në vitin 2002 u zgjodh profesor i çrregullt, e në vitin 2008 profesor i rregullt. Nga viti 2004 deri në vitin 2008 ka qenë prodekan i Fakultetit Juridik. Nga viti 2008, ai është kryetar i Këshillit për akreditim të arsimit të lartë të Republikës së Maqedonisë.

Ivanovi u zgjodh në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 22 mars dhe 5 prill të vitit 2009.

Në këto zgjedhje në raundin e parë morën pjesë shtatë kandidatë presidencialë. Krahas Gjorge Ivanovit, Lubomir Frchkoski si kandidat i LSDM-së, Imer Selmani nga Demokracia e Re, Lube Boshkoski si kandidat i pavarur, Agron Buxhaku nga BDI, Nano Ruzhin nga PLD-ja dhe për herë të parë një kandidate grua e mbështetur nga PDSH, Mirushe Hoxha.

Raundi i dytë zgjedhor u mbajt më 5 prill të vitit 2009. Gjorge Ivanov fitoi 63,14 për qind, respektivisht 453.616 të numrit të përgjithshëm të fletëvotimeve të vlefshme, derisa kandidati presidencial Lubomir Fërçkoski përfundoi garën zgjedhore me 36,86 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, respektivisht 264.828 vota.

Në zgjedhjet e pesta presidenciale të mbajtura në prill të vitit 2014, Presidenti Ivanov si kandidat i VMRO-DPMNE-së u rizgjodh dhe mori mandat të ri pesëvjeçar.

Gjorge Ivanov si kandidat i VMRO-DPMNE-së fitoi 55,28 për qind respektivisht 534.910 të numrit të përgjithshëm të fletëvotimeve të vlefshme, ndërsa kandidati presidencial i LSDM-së Stevo Pendarovski fitoi 41,14 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, respektivisht 398.076 vota.

Përveç Ivanovit dhe Pendarovskit, në garën presidenciale morën pjesë edhe Zoran Popovski nga GROM dhe Ilijaz Halimi nga PDSH-ja.

Në të njëjtën kohë, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, u mbajtën edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për herë të parë në këto zgjedhje presidenciale, shtetasit maqedonas që jetojnë ose punojnë jashtë vendit kishin të drejtë të votojnë jashtë vendit.

Në vitin e fundit të mandatit të dytë presidencial Gjorge Ivanov, ndër të tjera, do të shënojë mosnënshkrimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe dekretit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, si dhe nënshkrimin e Ligjit për amnisti për të akuzuarit në ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017.

Stevo Pendarivski, presidenti i pestë i RMV-së (2019 - 2024)

Претседателот Стево Пендаровски денеска оствари телефонски разговор со поглаварот на Римокатоличката црква, папата Франциск, при што изрази жалење затоа што поради пандемијата на КОВИД-19 не

Presidenti Stevo Pendarovski u lind më 3 prill të vitit 1963 në Shkup. Ai u diplomua në vitin 1987 në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Politike, në Universitetin e Sh. Qirili dhe Metodi – Shkup, ndërsa magjistroi dhe doktoroi në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi” - Shkup.

Për 11 vitet e fundit, ka qenë profesor në Universitetin Amerikan Kolegj Shkup ku ka ligjëruar lëndët Siguri ndërkombëtare, Marrëdhënie ndërkombëtare, Hyrje në politikë, Globalizim, Gjeopolitikë, Politika e Jashtme e SHBA-së, Politika e Jashtme dhe e Sigurisë e BE-së dhe shtetet e vogla në politikën botërore. Në periudhën e viteve 1998-2001 ka qenë kryeshef i Drejtorisë së Analitikës dhe Hulumtimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe zëdhënës i Ministrisë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2004 ka qenë këshilltar për siguri kombëtare i Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2004 deri në vitin 2005 ka qenë Kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë këshilltar për politikë të jashtme i Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2016 deri në vitin 2017 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga dhjetori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2019, ka qenë koordinatori kombëtar për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për aderim në NATO. Më 12 maj të vitit 2019, me dhënien e betimit solemn në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mori zyrtarisht postin e Presidentit të shtetit.

За жал, како држава, од неодамнешното именување на клубот во Битола според историски докажан соработник на нацистичкиот режим, не извлековме поука. Потребни се итни измени на Законот за здруж

Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale. Të drejtë vote kanë 1.814.317 votues. Dje, një ditë para zgjedhjeve, të parët votuan personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit, personat në shtëpitë e të moshuarve dhe të paraqiturit nga diaspora. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR